LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Me këtë ligj avancuam përdorimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike

Zaev: Me këtë ligj avancuam përdorimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike

Në konferencën e sotme për shtyp kryeministri Zoran Zaev tha se me Ligjin për përdorimin e gjuhëve e avancuam përdorimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike në vend dhe se të gjitha pikat e këtij ligji janë në përputhje me Nenin 5 të Kushtetutës së RM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Propozim ligjin e dërgojmë në Kuvend për votim, ku pasi të miratohet, do të dërgohet në Komisionin e Venedikut. Me këtë ligj do të zgjerohet përdorimi i gjuhës të cilën e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve, që nënkupton se në institucione ata do të flasin në gjuhën e tyre amtare’, deklaroi Zaev.

Pjesët e hapura të ligjit, siç janë dygjësia në kartëmonedha dhe simbole shtetërore do të dërgohen së pari në Komisionin e Venedikut, ku do të pritet opinioni i tyre për këto pika dhe më pas do të vazhdohet me procedurë për përfshirjen eventuale të tyre në ligjin e ri për gjuhët.


‘Gjatë ditës së nesërme, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pritet të nënshkruaj vendimin për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 15 tetor, ndërsa të gjitha procedurat tjera në lidhje me zgjedhjet lokale do të vazhdojnë pas 20 gushtit, gjegjësisht pas kthimit nga pushimi’, përfundoi Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori