LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunim i shkëlqyer ndërmjet policëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë

Bashkëpunim i shkëlqyer ndërmjet policëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë

Në bazë të marrëveshjes ndërmjet ministrive për punë të brendshme të dy vendeve, pjesëtarët e policisë shqiptare, së bashku me kolegët e tyre të policisë së Maqedonisë, patrullojnë në vendet turistike përgjatë bregdetit të Shqipërisë.

Këta pjesëtarë të policisë janë të shpërndarë nëpër pikat turistike që vizitohen më së shumti nga qytetarë të Maqedonisë.

‘Me kolegët e policisë së Maqedonisë punojmë bashkë për sigurinë e turistëve. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer.’, thuhet në shkrimin e faqes së policisë shqiptare, dhe kanë publikuar një video ku shihet një polic i Maqedonisë duke kontrolluar një veturë me targa të qytetit të Manastirit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Grupi i parë i policëve nga Maqedonia kanë arritur në Shqipëri gjatë muajit korrik.

‘Në kuadër të bashkëpunimit të mirë ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, në Shqipëri arritën policë nga sektori i komunikacionit por edhe nga ai i kriminalistikës së RM-së dhe kryesisht janë të vendosur në rajonin e Sarandës, ku ka më së shumti vizitorë nga Maqedoni. Njëkohësisht, policët tonë janë në Strugë’, tha Mitat Tola, drejtor i policisë rrugore të Republikës së Shqipërisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori