LAJMI I FUNDIT:

Emina Çunmulaj tregon se si e bëri për vete milionerin iranian (Video)

Emina Çunmulaj tregon se si e bëri për vete milionerin iranian (Video)

Emina Çunmulaj është modelja me të cilën shqiptarët bëhen krenarë. Jo vetëm me arritjet e saj në fushën e modelingut, por ajo ka treguar gjithashtu se ka një zemër të madhe.

Prej disa ditësh Emina ka qenë në vëmendje të mediave për bamirësinë që ka bërë duke ndihmuar disa familje të varfra.


Por në një intervistë për TiranaToday, modelja ka folur paksa për jetën private dhe marrëdhënien me bashkëshortin, biznesmenin izraelit Sam Nazarian.

Në pyetjen se si ja e ka bërë për vete milionerin izraelit me të cilën është e martuar tash e sa vite, Emina ka një përgjigje interesante.

“Po, de. Kur i them “Ta hangsha zemrën” më thotë: Ti je e çmendur. Si po dëshiron me ma hëngër zemrën. Nuk i ka parasysh këto shprehje i shkreti, nuk i kupton. Nuk e di. Unë në fund të fundit jam një vajzë e thjesht. Jeta ime nuk asht ajo e rrjeteve sociale, jeta ime luksoze. Unë hipi majë traktorit siç edhe hipi në avion. I kam njësoj. Jam kush jam. Urdhëro nëse do, nëse jo, ditën e mirë. Tani kur e solla në malësi, e pa se ne të gjithë bërtasim. Edhe qeshim”, tha modelja.

Modelja shqiptare ka folur edhe rreth karakterit të vet dhe gjërave të përbashkëta që ka me bashkëshortin.

Shumë. Unë jam kokëfortë, ai është kokëfortë. Unë jam femër Alfa, ai është mashkull Alfa. Përgjithësisht ai vjen nga një familje shumë modeste dhe filantropike. Ai ka një prejardhje iraniane dhe nuk e kam dit se sa të përbashkëta kanë iranianët me shqiptarët, në kuzhinë, mikpritje dhe tradita. Krejt. Në fillim nuk i kuptova, por pastaj nga një muaj në tjetrin kuptova që kemi shumë gjëra të përbashkëta. Ai më përkrah në çdo gjë që bëj”, tha Emina. /Tiranatoday/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori