LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Marrëveshja me Bullgarinë, e arritur e madhe në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s

Ahmeti: Marrëveshja me Bullgarinë, e arritur e madhe në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s

Kryetari i BDI-së, ka vizituat sot ambasadën e Bullgarisë në Maqedoni, ku është takuar me ambasadorin Ivan Petkov.

Siç njoftojnë nga BDI, Ahmeti dhe ambasadori Petkov kanë diskutuaa për marrëveshjen midis Shkupit dhe Sofjes, situatën politike në vend, reformat, barazinë gjuhësore dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ahmeti përshëndeti marrëveshjen për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë duke e cilësuar si të arritur të madhe në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, por edhe si kontribut për stabilitet dhe siguri në rajon. Ahmeti theksoi që shembulli i marrëveshjes me Sofjen duhet të shërbejë edhe për kontestin me Athinën në mënyrë që të zhbllokohet tërësisht rruga jonë Euroatlantike”, thuhet në njoftimin e BDI-së.


Ata thonës se Ahmeti gjithashtu ka theksuar edhe rëndësinë e rrumbullakësimit sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Ohrit nëpërmjet miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë zyrtarisht u nënshkrua të martën mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Boyko Borisov, ndërsa nga opozita maqedonase ka pasur kritika të ashpra, duke e cilësuar marrëveshjen si të dëmshme për kombin dhe gjunën maqedonase./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Kalo në kategori