LAJMI I FUNDIT:

Edhe PDK pajtohet për një qeveri gjithpërfshirëse

Edhe PDK pajtohet për një qeveri gjithpërfshirëse

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se edhe një qeveri gjithpërfshirëse do të ishte më e mirë sesa mbajtja e krijimit të institucioneve në gjendje të ngrirë.

Ai ka deklaruar se është përgjegjësi e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të bëjnë hapa në këtë drejtim, në mënyrë që proceset e vendit të mos mbeten të bllokuara.

Nga ana tjetër, sa i përket afateve kushtetuese për formimin e institucioneve, Bajrami ka theksuar se jemi brenda afateve dhe se vendi mund të shkojë në zgjedhje, potencialisht, vetëm nëse konstituohet kuvendi, ose dështon formimi i qeverisë.


“Brenda afatit konstitues është thirrur mbledhja e kuvendit dhe në këtë moment ndalen afatet, që mbyllen me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Depuetët kanë mandat fuqiplotë nga momenti i verifikimit të mandateve, por për të qenë funksional kuvendi duhet që të zgjidhen organet e tij”, tha Bajrami në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Nëse është qëllimi për ta cuar vendin në zgjedhje, vetëm parlamenti mund ta çojë vendin në zgjedhje, me një votim me 2/3 e deputetëve. Ose edhe presidenti i vendit, nëse nuk bëhet qeveria brenda afateve kushtetuese”.

“Më mirë që të kemi qeveri teknike, me mandat të limituar, me program të limituar, sesa të bllokohet shteti. Duhet të zhbllokohet situata në mënyrë që të tregohet se mund të gjejmë zgjidhje”.

“Të kemi një qeveri gjithpërfshirëse, e cila do të drejtohej nga Ramush Haradinaj, të cilit në këtë rrafsh vendi i ka edhe një borxh moral, sepse i qe ndërprerë pa e nisur mirë mandatin”.

“PAN-i duhet të demonstrojë qëndrueshmëri, vazhdimësi, seriozitet dhe mendoj që do të jetë i qëndrueshëm. Por mendoj që nuk do të ketë qeveri stabile. Këtu mendoj që është përgegjësi e deputetëve, që të bëhet një qeveri më e gjerë, në mënyrë që vendi të mos mbetet në bllokadë”, tha Bajrami. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori