Rrjeti i Grave të Kosovës ka mbajtur protestë para Pallatit të Drejtësisë duke kërkuar dënimin maksimal për Nebih Berishën, vrasësin e Zejnepe Berishës.
Nëna e së ndjerës Zejnepe Berishës, Sala Bytyqi tha se kërkon dyfishim të dënimit për autorin e vrasjes.
“Pak është, ia kisha dyfishu dënimin”, tha nëna e së ndjerës.
Avokatja e familjes së Zejnepes, Fehmie Gashi-Bytyqi tha se gjatë seancës së sotme gjyqësore ka kërkuar ndryshimin e dënimit sepse është dënim tejet i ulët.
“Gjykata e Prizrenit ka vendosur dënim prej 12 vjet e 6 muaj dhe nga gjykata presim rritje ta dënimin sepse të dënuarit i është dhënë dënimi minimal”, tha Gashi-Bytyqi.
Ndërsa, kryetarja e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rugova tha se kur ka ndodhur dhënia e dënimit për Nebih Berishën e gjithë Kosova është shokuar dhe se Rrjeti i Grave nuk e lejon kjo të kalojë pa u protestuar dhe se me këtë dënim minimal është përkrahur krimi dhe duhet t’i ipet dënim më i madh.
“Ne do të ngrehim zërin për këto raste, prandaj kemi kërkuar të jemi pjesë e proceseve për drejtësi dhe prandaj kemi angazhuar edhe avokaten, Fehmie Bytyqi”, tha Rugova.
Gjykata e Apelit sot ka mbajtur seancën e parë në lidhje me ankesat e palës së dëmtuar dëmtuar në lidhje me dënimin që iu dha Nebih Berishës për vrasjen e gruas së tij.
Nebih Berisha akuzohet se në mbrëmjen e 23 tetorit 2015 në shtëpinë e tij duke përdorur një thikë e privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berisha dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij. /KosovaPress/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Terroristët e sulmit në Banjskë enden të lirë, festojnë në Beograd me këngë nacionaliste
Aksident në minierën e Martaneshit, humb jetën minatori, një tjetri në gjendje të rëndë
Trafikoi “nusen” në Itali për prostitucion, “vjehrra” nga Berati dënohet me 17 vite burgim
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251