LAJMI I FUNDIT:

Tetova do të dezinsektohet

Tetova do të dezinsektohet

Komuna e Tetovës me një njoftim drejtuar Telegrafit në Maqedoni informon qytetarët për realizimin e dezinsektimit të dytë për këtë sezonë në territorin e Komunës së Tetovës.

”Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmjen e ditë së shtunë (05.08.2017) duke filluar prej ora 24:00 deri në orët e hershme të mëngjesit vetëm në kushte të mira atmosferike. Në rast të motit me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhëshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.”

”Për dezinsektim do të përdorët Aqua-Kothrine ose Neopitroid Premium i tretur në bazë të kërkesave të Organizatës Shëndetësore Botërore (prej 50 deri 100 ml/hektar).”


”Qytetarët të cilët merren me bletari duhet që të marrin masa mbrojtëse, që do të thotë strehimin e bletëve në kutitë e tyre, sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit mbajtjen bletëve të mbyllura minimum 5-6 orë pas trajtimit të territorit.”

”Po ashtu është e nevojshme që qytetarët t’i largojnë veturat nga trotuaret përpara hapësirave të gjelbra me qëllim që ekipet të jenë në mundësi të zbatojnë trajtimin në mënyrë të pandërprerë.” thuhet nga Komuna e Tetovës. /Telegrafi/