LAJMI I FUNDIT:

Përveç Muhaxherit, SHBA konfirmon vrasjen edhe të 4 shqiptarëve të ISIS-it

Përveç Muhaxherit, SHBA konfirmon vrasjen edhe të 4 shqiptarëve të ISIS-it

Koalicioni ndërkombëtar ushtarak, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar zyrtarisht për sulmet e saj ajrore ndaj luftëtarëve të huaj nga Evropa Juglindore të grupit terrorist Shteti Islamik (ISIS), të cilët vepronin në Siri si rekrutues, ndihmës dhe planifikues të sulmeve për ISIS-in, dhe të cilët ishin përgjegjës për krime të shumta në Siri.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka konfirmuar se Lavdrim Muhaxheri është vrarë nga një sulm ajror i koalicionit më 7 qershor, afër Majadinit, në Siri.


Muhaxheri ishte shqiptar, shtetas i Kosovës, nga Kaçaniku, dhe i vetëshpallur udhëheqës i luftëtarëve të huaj të ISIS-it nga Kosova.

Ai konsiderohej si luftëtari më i njohur dhe më radikal shqiptar në Siri, dhe ishte drejtpërdrejt përgjegjës për nxitjen e ideologjisë xhihadiste brenda komuniteteve evropiane, dhe për inkurajimin e luftëtarëve të huaj që të udhëtonin drejt territoreve të kontrolluara nga ISIS-i, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Ai po ashtu ka qenë përgjegjës për planifikimin e disa sulmeve terroriste, përfshirë planin e dështuar për të sulmuar me bombë ndeshjen e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit më 2016, në Shqipëri, kanë shtuar ata.

SHBA-ja ka konfirmuar edhe vrasjen e katër shokëve të Muhaxherit në ISIS, të gjithë shqiptarë.

Jetmir Ismaili, planifikues i sulmeve të jashtme terroriste të ISIS-it, është vrarë nga një sulm ajror i koalicionit në Raka të Sirisë, në fund të qershorit të sivjetmë.

Ismaili kishte lidhje të afërta me planifikuesit e sulmeve të jashtme terroriste të ISIS-it në Evropë dhe në Siri, dhe kishte planifikuar dhe koordinuar personalisht sulmet e jashtme terroriste të ISIS-it, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Razim Kastrati, një koordinator i sulmeve të jashtme terroriste të ISIS-it, është vrarë bashkë me pesë luftëtarë të tjerë të ISIS-it nga një sulm ajror i koalicionit, më 16 qershor, afër Majadinit, në Siri. Kastrati merrej me transportimin dhe trajnimin e luftëtarëve të huaj nga Evropa Juglindore, dhe ishte i përfshirë në planifikimin e sulmeve të jashtme.

Irfan Haqifi, po ashtu shqiptar dhe zëvendës i Muhaxherit, është vrarë nga një sulm ajror i koalicionit më 7 qershor, afër Kajirës, në Siri. Haqifi ishte i përfshirë në planifikimin e sulmeve terroriste jashtë Sirisë, dhe ishte po ashtu përgjegjës për rekrutimin e luftëtarëve të ISIS-it nga Evropa Juglindore, dhe për transportimin e tyre nëpër Siri, kanë thënë zyrtarët amerikanë, transmeton Gazeta Express.

Orhan Ramadani është vrarë nga një sulm ajror i koalicionit më 21 maj, afër Majadinit, në Siri. Ai ishte përgjegjës për planifikimin e vazhdueshëm të sulmeve të jashtme terroriste nga Siria.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Lajme
Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Kalo në kategori