LAJMI I FUNDIT:

Dodge Viper, në pistën e garave (Video)

Dodge Viper, në pistën e garave (Video)

Dodge Viper ACR ka thyer rekordin personal, duke kaluar pistën në Nurburgring të Gjermanisë për 7:03.45. Më poshtë janë pamjet që janë realizuar gjatë kësaj kohe.

Megjithëse ka vetura që kanë lëvizur më shpejtë e për kohë më të shkurt, kjo makinë duket se ka qëndrueshmëri të lartë dhe lëvizë pa lëvizur nga shtegu, transmeton Telegrafi.

Zënia e kthesave, derisa shpejtësia është afro 200 kilometra në orë, është një nga eksperiencat që janë realizuar me makinën e lansuar këtë vit.


Rekordin për lëvizjen më të shpejtë në këtë pistë, e ka Lamborghini Huracane Performante me 6:52.01 që është një kohëzgjatje shumë e shpejtë. /Telegrafi/