LAJMI I FUNDIT:

Matthew Nimetz: Nuk diskutohet për identitet

Matthew Nimetz: Nuk diskutohet për identitet

Diplomati amerikan, Matthew Nimetz, ndërmjetësues në bisedimet për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, në një intervistë për BBC-në të titulluar ‘Njeriu që 23 vite i përkushtohet një emri’, ishte shumë i qartë në lidhje me atë se bëhet fjalë për formulim të emrit të shtetit për qëllime diplomatike dhe se aspak nuk ka të bëjë me identitetin e popullit të atij vendi, në të kundërtën që moti do të ishte larguar nga pozita e ndërmjetësuesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërmjetësuesi është optimist dhe beson se po afrohet çasti zgjidhjes së kësaj çështje dhe se gjëja e vetme që duhet është të tregohet guxim dhe të mos shihet kjo si çështje e identitetit.

Në pyetjen se a beson që Maqedonia ndonjëherë do të jetë e hapur për ndryshim të emrit, ai u përgjigj se ajo është një çështje shumë komplekse që përfshin emocione dhe se ai kupton rëndësinë e identitetit por tha se është përkrahës i fuqishëm i globalizmit./Telegrafi/