LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Nëse shkojmë në zgjedhje, VV do të fitojë më shumë se Edi Rama në Shqipëri

Zeka: Nëse shkojmë në zgjedhje, VV do të fitojë më shumë se Edi Rama në Shqipëri

Deputeti nga NISMA, i koalicionit PAN, Mialim Zeka i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që nëse nuk i ka numrat që të zgjidhet kryetar i Kuvendit duhet të tërhiqet nga kjo garë.

Sipas Zekës, në këtë mënyrë Veseli do t’ia bënte një të mirë partisë së tij së cilës nuk i konvenon që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Unë i bëjë thirrje Kadri Veselit që të tërhiqet nga gara për kryetar të Kuvendit sepse nëse shkojnë në zgjedhje, Vetëvendosje do të fitoj ma zi se Edi Rama  në Shqipëri”, ka thënë ai në Klan Kosova.


Ndryshe ai a thënë se ai do ta votojë vetëm Kadri Veselin për kryeparlamentar dhe assesi ndonjë kandidat tjetër paushall.

“Unë i kam pasur brenda parlamentit të siguruara 80 vota për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Por ka një marrëveshje koalicioni që i ndan pozicionet shtetërore dhe sipas saj i takon PDK-së posti i kryeparlamentarit. Unë do ta votoj Kadri Veselin, por jo një kandidat paushall, në asnjë mënyrë”.

Sipas tij, Vetëvendosjes i konvenon që të shkojë në zgjedhje pikërisht për faktin se e dinë se do të fitojnë shumë vota.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori