LAJMI I FUNDIT:

PTHP hap hetime për personin që tërhoqi për floke Sheqerinskën

PTHP hap hetime për personin që tërhoqi për floke Sheqerinskën

Prokuroria Themelore Publike-Shkup njofton se ka ngritur procedurë hetimore kundër një personit për vepër penale-dhunë dhe në bazë të së enjtes së përgjakshme dhe rrahje të deputetëve dhe gazetarëve në Parlament më 27 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë vepër penale, është paraparë dënim me burg prej 3 deri 10 vite.

Pas procedurës së kryer hetimore, PTHP ka dorëzuar akt prokurorues për të dyshuarin deri te Gjykata Themelore Shkupi 1-Shkup.


I dyshuari ngarkohet se gjatë kohës së ngjarjeve në Shtëpinë ligjvënëse, e ka tërhequr për floke deputeten e Kuvendit, Radmilla Sheqerinska. Deputetja ka marrë lëndime të rënda trupore më 27 prill 2017, kur protestuesit ‘Tvrdokorni’ u futën me dhunë në Kuvend. /Telegrafi/