Zëvendëskryeministri në detyrë dhe deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, thotë se kolapsi i paralajmëruar energjetik është një mundësi e mirë e kamuflimit të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për mbi 20 për qind në vitin 2017.
Kelmendi, përmes një postimi në facebook, shfaq dyshimet e tij se zgjidhja e çështje së eksproprijimit të tokave dhe shtëpive të ndërtuara në zonën e mihjeve është zvarritur me qëllim të përfitimeve…
Postimi i plotë i Kelmendit:
“Kolapsi energjetik dhe mundësia e mirë e kamuflimit të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për mbi 20 % në vitin 2017
Siç po flitet dhe bazuar në trendet aktuale, rezulton se jemi afër kolapsit energjetik për shkak të mungesës së qëllimshme të zgjidhjes së çështje së eksproprijimit të tokave dhe shtëpive të ndërtuara në zonën e mihjeve.
Kjo është evidente se është bërë me qëllim të përfitimit të shumëfishtë nga vlera e vlerësimit, prej 4 milion euro në vlerën e vlerësimit 20 milion euro. Shtrohet pyetja se kush do e paguaj këtë shumë të parave për exproprimin shtesë – Qytetari apo konsumatori i energjisë elektrike, duke e ditur se në maj është punuar nga ana e ZRRE për modifikimin e çmimit të energjisë që i përgjigjet konsumatorëve prodhues dhe heqja e normës dytarifore sezonale verë dhe dimër, në kalimin në tarifë ditë dhe natë, me qëllim që të përfitojnë ekonomitë të cilat kanë ndërrimin e tretë dhe amvisëritë me kyçjen e bojlerëve dhe pastrimeve të ndryshme në kohën e natës.
Kush përfitoi nga kjo? Përfitojë KEDS-i me mbi 20 % rritje të çmimit duke përfituar në vit edhe mbi 30 milion euro shtesë, dhe më pas përfituan bordelet e natës, kasinotë dhe diskotekat, meqë vetëm këto ekonomi janë përdorues të energjisë së tarifës së natës. Pra kjo rritje e çmimit të energjisë nga bordi i ZRRE që është me vetëm tre anëtarë, (jo rastësisht mbeten tre, sepse duhen të kompletohen që të jenë 5 anëtarë. Më e lehtë të korruptohen 3 se sa 5 anëtarë.) Pra vendimi i 3 anëtarëve i jap profit shtesë përveç eskluzivitetit edhe 30 milionë euro. Çfarë përgjegjësie dhe çfarë autorizimi ? Ku janë organet e kontrollit që kjo normë e rritjes të kontrollohet dhe jo me krizën energjetike të kamuflohet.
Ramiz Kelmendi – zv/kryeministër në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës” (sic), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa