LAJMI I FUNDIT:

Prezantuesja e bukur rrëfen për lidhjen me La Cameran – mesfushorin romantik të Partizanit (Foto)

Prezantuesja e bukur rrëfen për lidhjen me La Cameran – mesfushorin romantik të Partizanit (Foto)

Portali italian mattinopadova.gelocal.it i ka kushtuar hapësirë historisë së dashurisë mes mesfushorit Giovanni La Camera që ka firmosur me Partizanin dhe gazetares bukuroshe, Monica Bertini, e cila aktualisht drejton një nga emisionet sportive në Mediaset.

“Nuk mund të them se jam një velinë, pasi kam më shumë se 10 vite që punoj si gazetare dhe e kam njohur Giovannin gjatë një interviste që isha duke i bërë pas një ndeshje mes Parmas dhe Riminit. Në atë periudhë unë punoja për një televizion në Parma dhe ai luante me skuadrën e Riminit në Serie B”.

Monica drejton një emision në Mediaset

“E dua shumë punën time, madje jetoj për të dhe kjo më ka bërë që të kem shumë të përbashkëta me Giovannin”, është shprehur Monica, e cila flet hapur edhe për xhelozinë mes çiftit, duke qenë se shpeshherë i takon të qëndrojnë larg njëri-tjetrit, kjo edhe për shkak të impenjimeve që La Camera ka – transmeton Panorama Sport.


“Është e vërtetë që ka pasur raste në të cilat nuk jemi parë shumë, megjithatë nuk jam vetëm unë xheloze. Gjëja më e rëndësishme është që mes nesh ka besim”, ka thënë Monica, e cila duket se do ta vizitojë edhe Shqipërinë në të ardhmen, duke qenë se bashkëshorti i saj do të luajë me fanellën e Partizanit.

Një pozë nga plazhi e çiftit italian (Instagram)

Por, përveçse një lojtar të cilin trajneri Iuliano e ka kërkuar me ngulm ta ketë në skuadër, La Camera është edhe një romantik i lindur. Këtë e konfirmon edhe partnerja e tij duke treguar momentin kur ai i ka propozuar për martesë.

“Papritur më vuri kufjet në vesh dhe unë dëgjova këngën tonë të preferuar (‘Thuaj një lutje për ty’ e Aretha Franklin) dhe me mbylli sytë. Dhe kur unë i hapa u gjenda përballë unazës dhe më erdhi propozimi për martesë”, ka vazhduar Monica duke treguar edhe disa detaje të karakterit të lojtarit më të ri të skuadrës së Partizanit.

Momenti kur çifti u martua

“Mund të them se ai nuk është vetëm romantik, pasi është gjithashtu edhe kokëfortë dhe i paduruar”, ka mbyllur rrëfimin e saj gazetarja italiane për 33-vjeçarin, që pritet të jetë një nga titullarët e Partizanit në sezonin e ardhshëm.

Emri i La Cameras te skuadra e Partizanit ka dalë në skenë një ditë përpara prezantimit të trajnerit Mark Iuliano me të kuqtë. La Kamera ishte italiani i parë që ka firmosur me të kuqtë. 33-vjeçari luan në rolin e mesfushorit të qendrës, por gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në krahun e majtë, ndërsa shihet më shumë si një futbollist me tipare mbrojtëse se ofensive.

Monica vlerësohet për bukurinë e saj (Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina
Kalo në kategori