Holanda do të prezantohet këtë vit në edicionin e tetë të Anibar me dy programe speciale dhe një retrospektivë. Programet speciale janë të kuruara në linjat e Animacionit Light Holandez dhe Animacionit Dark Holandez, ku e para përfshin animacionet më qesharake dhe të lehta, ndërsa e dyta do të shfaqë filma me tone më serioze.
Retrospektiva holandeze do t’i dedikohet studios Frame Order nga Utreht që është e njohur për animacionet e tyre të shkurtra me humor qesharak dhe të veçanta. Një ndër personat kryesorë të studios, Joost Lieuwma, do të jetë prezent në Pejë për të pasur një Q&A pas shfaqjes së filmave, dhe ditën vijuese do të diskutojë më shumë lidhur me rolin e filmave të animuara në krijimin e komedisë.
Të tre programet janë të kuruara nga Tunde Vollenborek, e cila është programere në festivalin KLIK! në Holandë, ajo do të jetë pjesë e jurisë gjatë festivalit.
Si pjesë e fokusit Holandez, Anibar po organizon një punëtori me Renske Mijnheer Në këtë punëtori, Renske Mijnheer do të krijojë animacione me objekte dhe materiale karakteristike nga e kaluara. Duke përdorur atmosferën e pamjeve dhe objekteve të gjetura, punëtoria do të fokusohet në krijimin e universeve surreale të punuara me dorë duke mbledhur ato që janë më interesante dhe frymëzuese dhe duke ndërtuar gjëra unike.
Animacioni Light Holandez 20 gusht, 12:00, Kinema Jusuf Gërvalla
Animacioni Dark Holandez 29 gusht, 12:00, Kinema Jusuf Gërvalla
Retrospektiva Frame Order dhe Q&A 16 gusht, 14:00, Kinema Jusuf Gërvalla
Bisedë me Joost Lieuwma në Coffee and Talks: 17 gusht, 13:00, Exit Bar
Punëtori me Rense Mijnheer: 15 deri 19 gusht, 10:00-17:00, Teatri Istref Begolli
Fokusi në Holand është i mbështetur nga Ambasada Holandeze në Kosovë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City