George Bernard Shaw (1856-1950), ishte dramaturg, kritik dhe aktivist politik nga Irlanda. Ka shkruar mbi 60 drama, duke ndikuar kështu në zhvillimet e teatrit të kohës kur ai jetoi. Më 1925 ai kafituar Çmimin Nobel për Letërsi. Më poshtë mund të lexoni 25 thënie të tij.
• Të jesh në gjendje të durosh vetminë dhe gjithashtu ta shijosh atë, është një aftësi e madhe!
• Dënimi i një gënjeshtari nuk është se e nuk besojnë atë, por se ai nuk mund t’i besojë askujt!
• Liri do të thotë përgjegjësi. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz e kanë frikë atë!
• Heshtja nuk bën gabime!
• Nuk kemi të drejtë të konsumojmë lumturinë, kur nuk e prodhojmë!
• Është e rrezikshme të jesh i sinqertë, me përjashtim nëse je dhe idiot!
• Disa njerëz mendojnë për gjërat ashtu si janë dhe pyesin ‘pse’. Unë i ëndërroj ashtu si dëshiroj të jenë dhe mendoj ‘pse jo’!
• Një jetë e kaluar në gabime është shumë më e lavdërueshme dhe shumë më e dobishme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë!
• Patriotizmi është bindja se ky vend është superior për të gjithë të tjerët, sepse ju keni lindur në të!
• Në qiell një engjëll është një njeri i zakonshëm!
• Të logjikshëm janë ata që përpiqen për të përshtatur veten e tyre me botën. Të paarsyeshëm janë ata që përpiqen për të përshtatur botën me veten e tyre. Prandaj, e ardhmja e njerëzimit varet nga absurdi!
• Një njeri që ka mend dhe e di, mund të mund dhjetë që nuk kanë dhe nuk e dinë!
• Mos e humbni kohën tuaj me anketat sociale. Ajo që u intereson të varfërve është varfëria. Ajo që u intereson të pasurve, nuk na intereson!
• Ka dy tragjedi në jetë: Njëra është dështimi për të përmbushur dëshirat tona. Tjetra është përmbushja e të gjitha dëshirave tona!
• Kur dikush bën diçka nga e cila ndjen turp, deklaron se ai bëri detyrën e tij!
• Faleni kur beson se zakonet e racës së tij janë ligjet e universit!
• Të gjitha idetë e mëdha filluan si sekt!
• Ideolog është dikush që ka vënë si qëllim për ta bërë njeriun më të mirë se njerëzimi!
• Dashuria e parë: pak marrëzi dhe shumë kureshtje!
• Anglezët mendojnë se kur i imponojnë vetes së tyre mungesën e rehatisë, ndjekin një rregull moral.
• Këshillat janë si puthjet: asgjë nuk kushtojnë dhe të shkaktojnë kënaqësi kur i jepni!
• Shumë pak njerëz mendojnë më shumë se dy ose tre herë në vit. Unë kam fituar një reputacion ndërkombëtar duke menduar një herë ose dy herë në javë!
• Në një botë të shëmtuar dhe të mjeruar, madje edhe më të pasurit nuk mund të blejnë veçse shëmtinë dhe mjerimin!
• Specialiteti im është që të kem të drejtë kur të tjerët janë gabim!
• Nuk di asgjë dhe mendon se ai e di çdo gjë. Kjo tregon qartë se është i destinuar për karrierë politike!
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Blinken-Vuçiqit: Përgjegjësit për sulmet në veri, që tani ndodhen në Serbi - duhet të mbajnë përgjegjësi

Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën