Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, përmes një konference për media sot ka kritikuar qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë për siç thuhet “shkelje të shumta ligjore në rastin e kompleksit ‘Kodrina’”.
Madje, siç thuhet më tej, “për veprimet e kundërligjshme, PDK-ja e Prishtinës ka thënë se “Ahmeti ia ka garantuar burgun vetes”.
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Mimoza Ahmetaj, njëherësh ministre në detyrë e Integrimeve Evropiane, ka thënë se qytetarët në vazhdimësi po i adresojnë keqpërdorimet e qeverisjes së Komunës së Prishtinës dhe kompleksi “Kodrina”, brenda vetes fsheh edhe një kompleksitet të madh pas të cilit po fshihen edhe vetë krerët e partisë Vetëvendosje, bashkë me Shpend Ahmetin dhe vartësit e tij në Komunën e Prishtinës.
“Lirisht mund të konstatojmë se pothuajse çdo veprim që ka bërë Shpend Ahmeti për ta shtyrë përpara këtë projekt qindra milionësh, për të cilin kushedi se çfarë interesash ka, e ka shoqëruar me shkelje të shumta ligjore”, ka thënë Ahmetaj.
Ndërsa, Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka thënë se Shpend Ahmeti nënshkroi marrëveshje të kundërligjshme për “Kodrinën”, duke anashkaluar tërësisht Kuvendin Komunal, ashtu siç e parasheh ligji.
“Pa aprovimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ai i dha monopol të plotë një kompanie”, ka thënë Çelaj.
I pari i PDK-së së Prishtinës, Lirak Çelaj, tha se për “Kodrinën” u shpall edhe tender ndërkombëtar për masterplanin, pa aprovimin e Kuvendit të Prishtinës, për një hapësirë që Komuna e Prishtinës kishte miratuar shumë më herët Planin Rregullues.
Ai tha se në 187,000 metra katrorë, Shpend Ahmeti lejoi ndërtimin e 530,000 metra katrorë objekte banimi dhe afarizmi.
Duke mos u mjaftuar me kaq, Çelaj tha se Shpend Ahmeti bëri shkelje tjetër duke përfshirë në projekt edhe 26,036 metra katrorë tokë komunale, pa aprovimin paraprak të Kuvendit Komunal.
“Për t’ia përmbushur mirë interesin, e rriti edhe koeficientin e ndërtimit për “Kodrinën” për 65 për qind mbi koeficientin e aprovuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. Ai e ndryshojë edhe Planin Zhvillimor Urban dhe Planin Rregullues pa aprovim”, tha ai.
Çelaj tregoi se posedojnë informacione se për aferën e “Kodrinës”, Shpend Ahmeti dhe zyrtarë të lartë të Komunës së Prishtinës janë intervistuar nga organet e drejtësisë.
Ai u shpreh i bindur se përgjegjësit e kësaj afere do të përfundojnë prapa grilave.
I pari i PDK-së, Lirak Çelaj, ka thënë se shkelja e këtyre procedurave rrezikon të dëmtojë njërin prej projekteve më të rëndësishme të Komunës së Prishtinës, në vlerë prej 320 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A