LAJMI I FUNDIT:

Bajrami dhe ministrja Karabina flasin për sistemin arsimor në Kosovë e Shqipëri

Bajrami dhe ministrja Karabina flasin për sistemin arsimor në Kosovë e Shqipëri

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka pritur sot në takim  ministren e re të Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Mirela Karabina, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin në arsim të të dyja vendeve.

Ministri Bajrami, me këtë rast, tha se me ministren Karabini janë dakorduar që arsimi dhe edukimi duhet të jetë një fushë ku duhet të realizohet integrimi i sistemit arsimor, të ofrohet një arsim sa më unik dhe kombëtar, i bazuar në vlerat tradicionale kombëtare, por edhe në trendet bashkëkohore dhe evropiane.


“Shfrytëzojmë rastin që t’i bëjmë apel Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të vendosin edukimin dhe arsimin si prioritet kryesor kombëtar, sepse ne vlerësojmë që të ofrosh një arsim cilësor është gjëja më e rëndësishme për të rinjtë e të dyja vendeve, duke pasë parasysh që Shqipëria dhe Kosova kanë një popullsi të re dhe inteligjente”, tha ministri Bajrami.

Ndër të tjera, ministri Bajrami theksoi se sistemi arsimor ende nuk është në nivelin që e dëshirojnë, por tha se gjatë këtyre tri viteve është vënë një bazë e mirë e bashkëpunimit dhe është rrëzuar muri ndarës i sistemit të edukimit.

Ndërsa, ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Mirela Karabina tha se shpreson që vitet e ardhshme të kemi edhe më shumë të materializuar bashkëpunimin ndërmjet dy qeverive.

Ministrja Karabina theksoi faktin se dje bashkë me ministrin Bajrami kanë marrë pjesë në hapjen e Seminarit të 13-të mbarëkombëtar të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë.

Ajo e vlerësoi si mision të lartë patriotik punën e mësuesve që punojnë me fëmijët shqiptarë në diasporë për të ruajtur kështu gjuhën, traditën dhe kulturën shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Drejtësi
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Lajme
NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

Lajme
Çfarë pritet nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel?

Çfarë pritet nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel?

Elfije Boletini
Sondazhi i KDI-së: Për 57,2 për qind të qytetarëve performanca e sektorit të drejtësisë ka mbetur e njëjtë, pavarësisht reformave

Sondazhi i KDI-së: Për 57,2 për qind të qytetarëve performanca e sektorit të drejtësisë ka mbetur e njëjtë, pavarësisht reformave

Drejtësi
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Lajme
Kalo në kategori