LAJMI I FUNDIT:

​Policia po heton dëmtimin e rrethojave në varrezat e dëshmorëve në fshatin Tërstenik

​Policia po heton dëmtimin e rrethojave në varrezat e dëshmorëve në fshatin Tërstenik

​Para disa ditësh janë dëmtuar rrethojat e varrezave të dëshmorëve në fshatin Tërstenik, gjë që ka ngritur edhe dilema se çfarë e ka shkaktuar dëmtimin e tyre.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha thënë për KosovaPress se është Policia Rajonale e Drenasit që po merret me hetimin e rastit në fshatin Tërstenik, për të identifikuar keqbërësit që kanë dëmtuar rrethojën e varrezave, ndërsa nuk përjashton mundësinë që ky dëm të jetë shkaktuar për arsye politike.


“Para disa ditëve disa njerëz të papërgjegjshëm, me karakter të ulët, ndoshta edhe për çështje politike, i kanë dëmtuar varrezat e dëshmorëve në Tërstenik. Policia e Kosovës, përkatësisht Policia Rajonale e Drenasit, është në hetim të rastit, të shkatërrimit të atyre varrezave po presim se a do të arrijnë t’i gjejnë keqbërësit”, tha Lladrovci.

Sa i përket mungesës së rregullimit të varrezave të dëshmorëve në këtë fshat konform rregullave, dhe mirëmbajtjes së tyre, Lladrovci thotë se kudo qofshin ato nuk duhet të preken.

Ndërsa premton se brenda vitit të ardhëm do të rregullohen të gjitha varrezat në Komunën e Drenasit.

“Qysh me ardhjen time, unë iu kam premtuar fshatit Shtuticë, fshatit Verboc, Çikatovës të re dhe Çikatovës së vjetër dhe fshatrave tjera që janë më të dëmtuara. Sidomos Shtutica, Verboci, Çikatova janë disa nga fshatrat që janë dëmtuar më së shumti. Janë mbi 270 viktima civile që janë vrarë vetëm për një ditë. Kështu që ato i kam në radhë të parë, pastaj edhe varrezat në fshatrat e tjera, siç janë fshati Sankovc dhe fshatrat që kanë bërë kërkesa këtë vit që ne do i realizojmë. Ato që nuk do të mund t’i realizojmë këtë vit, i garantojmë fshatarët që do t’i rregullojmë vitin e ardhëm sepse do t’i fusim në buxhet për vitin 2018 dhe do t’i realizojmë të gjitha”, tha ai.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj, tha se janë munduar gjithmonë të intervenojnë që të përmirësojnë gjendjen e varrezave të dëshmorëve në fshatin Tërstenik, ku edhe ai jeton.

Ndërkaq, sa i përket dëmtimit të rrethojës së varrezave të dëshmorëve në fshat, Bazaj mendon se këtë e ka shkaktuar era e fortë dhe puna joprofesionale e punëkryesit që ka ndërtuar dikur rrethojën.

“Unë besoj se dëmtimet janë bërë nga fryma që ka qenë këtu para disa ditësh… Unë mendoj që ka qenë një frymë e fort atë ditë që është dëmtuar dhe mospuna e suksesshme e atij punëkryesit që ka qenë atëherë. Kjo është dëmtuar tërësisht dhe ju e patë edhe vet se gjithë ata hekura nuk janë futur në beton si duhet dhe betoni është tepër i dëmtuar, nuk ka fuqi me i mbajt. Ju e patë edhe vet se si lëvizë”, u shpreh Bazaj.

Ai konsideron se buxheti i Komunës së Drenasit është mjaft i vogël për të investuar në infrastrukturë e varreza, por megjithatë shprehet optimist se çështja do të zgjidhet me rishikim të buxhetit.

“Nëse shikojmë nga Kuvendi Komunal, besoj se ka rishikime buxheti këtë muaj dhe i kemi ndarë disa mjete jo vetëm për këtu, për varrezat në Tërsenik, por edhe për të gjitha varrezat  në Komunën e Drenasit”, tha ai ndërsa shton se edhe Kuvendi i Kosovës duhet të ndihmojë meqenëse dëshmorët e rënë janë dëshmorë të gjithë Kosovës.

Në luftën e fundit të UÇK-së, nga ky fshat kanë rënë 23  dëshmorë dhe 36 martirë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori