LAJMI I FUNDIT:

Shkup, prej nesër ngrohja qendrore me çmim më të lirë

Shkup, prej nesër ngrohja qendrore me çmim më të lirë

Shfrytëzuesit nga Shkupi të cilët ngrohen nga Balkan Energy Group (BEG) prej nesër do të paguajnë 2.75 për qind më lirë për ngrohjen qendrore.

Në seancën e Komisionit rregullator për energjetik, është vendosur që nga 1 gushti tarifa për ngrohje qendrore për amvisëri dhe institucionet arsimore të jetë 1.8498 denarë për kilovat në orë, që paraqet ulje prej 3.88 përqind, ndërsa tek shfrytëzuesit tjerë tarifa do të jetë 2.5898 denarë për kilovat në orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me propozim-vendimin, për 0.18 për qind do të zvogëlohet edhe tarifa për fuqinë e angazhuar për ngrohje. Tek amvisëritë dhe institucionet arsimore do të jetë 1.091,1181 denarë për kilovat në vit, ndërsa tek shfrytëzuesit tjerë do të jetë 1.426.7653 denarë për kilovat në vjet./Telegrafi/