Qeveria tregon ku do ta kalojnë pushimin vjetor kryeministri dhe ministrat e rinj
Qeveria e Maqedonisë përmes një kumtese ka njoftuar qytetarët e vendit për pushimin vjetor të kryeministrit dhe ministrave tjerë. Në kumtesë jepen informacione për ditët dhe vendet ku ministrat do t’i kalojnë pushimet e shkurta vjetore, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Zoran Zaev, pushimin vjetor do ta shfrytëzojë prej më 3 deri më 6 gusht dhe me familjen e tij do të qëndrojë në Ohër. Nëse nuk ka obligime, ai do të shfrytëzojë edhe një pjesë të fundjavave gjatë gushtit.
Zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, do t’i shfrytëzojë pesë ditë për pushim me familjen të cilin do ta kalojë në Greqi.
Zëvendëskryetari i Qeverisë, i obliguar për Çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, Koço Angjushev, për pushim do t’i shfrytëzojë vetëm fundjavat në gusht, pa ndonjë destinacion të caktuar.
Zëvendëskryetari i Qeverisë, i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nuk do të shfrytëzojë pushim klasik, por nëse e lejojnë obligimet e punës, do t’i shfrytëzojë disa fundjava, me siguri në Shqipëri.
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, disa ditë me familjen do të qëndrojë në Greqi, ndërsa ministri i obliguar për Komunikime, Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski, nuk do të shfrytëzojë pushim zyrtar, por do t’i shfrytëzojë fundjavat e gushtit që t’i kalojë disa ditë me familjen në lokacione në Maqedoni dhe Greqi.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pushimin do ta kalojë në Bullgari. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, pushimin e tij do ta shfrytëzojë në gusht, ndërsa lokacionin nuk e ka përcaktuar akoma.
Në Greqi për disa ditë pushim me familjen do të udhëtojë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, ndërsa në Shqipëri dhe në Strugë do të pushojë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ministri i obliguar për Diasporën, Edmond Ademi do t’i shfrytëzojë katër ditë për pushim në Greqi, ndërsa planifikon një fundjavë ta ndajë edhe për Open Festivalin në Strumicë.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, pushimin në kohëzgjatje prej pesë ditësh do ta shfrytëzojë gjatë gushtit, ndërsa lokacionin nuk e ka përcaktuar akoma.
Pesë ditë do t’i shfrytëzojë edhe ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, në një lokacion afër Selanikut në Greqi. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, do të shfrytëzojë ditë gjatë gushtit, por akoma nuk ka vendosur se në cilin lokacion.
Ministri pa resor i obliguar për Investime të Huaja, Ramiz Merko disa ditë do t’i kalojë me familjen në Strugë.
Ministrja pa resor për Investime të Huaja, Zorica Apostollska do ta shfrytëzojë javën e fundit të gushtit të shkojë në pushim me familjen dhe do t’i vizitojë shtëpitë familjare në Oteshevë dhe Lazaropole.
Dy fundjava të zgjatura gjatë gushtit do t’i shfrytëzojë ministri pa resor i obliguar për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Zoran Shapuriq. Pushimin nuk do ta shfrytëzojë ministri pa resor i obliguar për përmirësimin e gjendjes me romët, Samka Ibraimovski.
Nga Qeveria njofojnë se deri tani pushimin nuk e kanë planifikuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Trenska Deskovska, ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, dhe zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistemit politik, Hazbi Lika. Pushim nuk do të shfrytëzojë edhe ministri pa resor i obliguar për investime të huaja, Adnan Qahili./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite