LAJMI I FUNDIT:

Albulena Haxhiu e quan Blerta Deliun shërbëtore që me zell i shërben klanit ‘Pronto’

Albulena Haxhiu e quan Blerta Deliun shërbëtore që me zell i shërben klanit ‘Pronto’

Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka zgjedhur fjalë të rënda për kolegen e saj nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodrën.

“Blerta Deliu, një shërbëtore që me zell i shërben klanit Pronto! Çdo ditë e imja dhe aktivisteve të VETËVENDOSJE-s, do të jetë angazhim për mbrojtjen e Republikes nga soji yt dhe krimineleve që ti ju shërben”, ka thënë Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

deputetja e PDk-së, Blerta Deliu në një debat politik kishte përdorur “ardhmërinë e fëmijëve të saj” për të dhënë një argument pse Lëvizja Vetëvendosje nuk bënë të udhëheqë me vendin.