Dhembjet të cilat i ndieni gjatë menstruacioneve mbase përpiqen t’ju tregojnë diçka, e ajo diçka janë se çfarë dhembjesh mund të prisni gjatë lindjes…
Dhembjet menstruale janë të pashmangshme pothuajse për të gjitha femrat. Disa kanë ngërçe të cilat zgjasin edhe disa orë dhe nuk janë posaçërisht të mëdha, të tjerat kanë dhembje të mëdha për shkak të të cilave detyrohen të rrinë të shtrira në krevat gjithë ditën apo edhe më gjatë.
Mirëpo, dhembjet të cilat i ndieni gjatë menstruacioneve mbase përpiqen t’ju thonë diçka, e ajo diçka janë se çfarë dhembjesh mund të prisni gjatë lindjes.
“Faza fillestare e lindjes është shumë e ngjashme me dhembjet menstruale. Ndryshe është vetëm që dhembjet gjatë menstruacioneve kryesisht kanë forcë konstante, derisa dhembjet e lindjes përkeqësohen gjithnjë derisa bebja të dalë nga barku i nënës”, thotë dr. Dasha Fielder.
Ato dama të cilat kanë dhembje të mëdha menstruale kjo nuk do t’i gëzojë. Nëse pyesni si janë saktësisht këto dy gjëra të lidhura, dr. Fielder shpjegon që ajo lidhje është në hapje të qafës së mitrës.
Në të vërtetë, kur menstruacionet janë në fazën “më të fortë”, përkatësisht kur më së shumti keni gjakrrjedhje, për të dalë gjaku, hapja e qafës së mitrës zgjerohet për rreth një centimetër në mënyrë që trupit t’ia lehtësojë këtë proces.
Pikërisht kjo është arsyeja për dhembjen të cilën e ndieni gjatë ciklit, transmeton Telegrafi.
Në lindje, hapja e qafës së mitrës patjetër duhet të hapet edhe rreth nëntë centimetra, në mënyrë që bebja të mund të dalë.
Prandaj, mjekja thotë që nëse kryesisht nuk ndieni dhembje kur më së shumti keni gjakrrjedhje, mund të prisni dhembje të dobëta gjatë lindjes.
“Dhembjet e lindjes janë ciklike dhe kontraktimet vijnë kryesisht çdo gjysmë ore apo çdo 20 minuta. Dhe dukshëm janë të ngjashme me dhembjet menstruale. Kam kaluar nëpër këto tri herë kur kam lindur fëmijë, me siguri mund të konstatoj që është kështu, edhe si mjeke edhe si nënë”, thotë dr. Fielder.
Ajo thekson që dhembjet e mëdha gjatë lindjes fillojnë kur femra hapet rreth shtatë centimetra. Duke pasur parasysh që çdo femër ndryshe “i përjeton” menstruacionet dhe lindjen, edhe dhembjet të cilat i ndiejnë damat janë të ndryshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur