LAJMI I FUNDIT:

Veliu shpreh pakënaqësi për zvarritjen e punimeve në objektin e Administratës Komunale

Veliu shpreh pakënaqësi për zvarritjen e punimeve në objektin e Administratës Komunale

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot objektin në ndërtim të Administratës Komunale në Podujevë, projekt ky që financohet nga Komisioni Evropian.

Veliu shprehu pakënaqësi me dinamikën e ngadalshme, por edhe cilësinë e kryerjes së punimeve në këtë objekt, ndërtimi i të cilit po zvarritet me vite të tëra.

Ndërtimi i objektit ka filluar në vitin 2012, kurse punimet në këtë objekt u përcollën me probleme dhe ndërprerje të vazhdueshme.