Nga “Cari i armëve” te “Babai i të gjitha bombave”: Dhjetë armët më të fuqishme të historisë (Foto)
Çfarë e bën një armë të fuqishme? Ky term në këtë rast është shumë subjektiv. Nëpërmjet kësaj liste nuk duam t’ju tregojmë vetëm armët më shkatërruese të historisë, por edhe ato që, edhe pse nuk ekzistojnë më, me kalimin e kohës kanë pasur një ndikim të konsiderueshëm.
Mitralozi Maxim
Është modeli i parë funksional i armës automatike lëvizëse, që mund të nxjerrë 600 të shtëna në minutë, qitje ekuivalente e 30 pushkëve, përcjell TO. Ai u përdor në fillim në pushtimet angleze dhe është shumë i famshëm për përdorimin e tij në betejën e Shangait në 1894, në të cilën 700 ushtarë anglezë të armatosur vetëm me 4 mitraloza Maxim, arritën që të vrisnin më shumë se 3 mijë ushtarë të fisit Ndebele.
Bombarduesi gjigant Pumhart von Steyr
Paraqet bombarduesin me kalibrin më të madh të historisë. I ndërtuar në fillim të shekullit XV në Austri, ky përbindësh mund të qëllonte me topin 690 kilogramësh nga një distancë prej 600 metrash duke harxhuar vetëm 15 kg barut. Sigurisht që nuk është një nga armët më efikase në qarkullim, por funksionon edhe si mbrojtëse duke penguar përparimin e kundërshtarit.
Mortaja Mallet
I projektuar nga Robert Mallet, kjo mortajë u ideua si armë rrethimi për t’u përdorur gjatë luftës së Krimesë. Edhe pse tashmë nuk shërben për asgjë, mbetet një nga armët me kalibrin më të madh në qarkullim.
Zar-puška, mbreti i armëve
Emri fjalë për fjalë do të thotë “Cari i armëve” dhe është një nga bombat më gjigante të ndërtuara në vitin 1586 nën urdhrat e Carit Fedor I. Ka një peshë prej rreth 38 tonësh me një gjatësi prej 5,34 metrash dhe një kalibër 890 mm.
Mark I
Është konsideruar si tanku i parë i historisë njerëzore, i përfunduar në vitin 1916 nga Britania e Madhe, përcjell TO. Brenda tij mund të futeshin tetë mitraloza dhe tetë ushtarë. U projektua veçanërisht për të ndërmarrë ofensiva në ato zona ku rreziku ishte më i lartë.
Karl-Gerät
Karl-Gerät ishin një grup mortajash të cilat u përdorën nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërtimi iu besua gjeneralit Karl Beker, prej të cilit kjo armë mori edhe emrin.
Dora e Gustavit, armët hekurudhore
Edhe këta topa gjuajtës të mëdhenj u përdorën nga gjermanët, ndërsa ata konsiderohen si armët më të fuqishme të transportuara ndonjëherë nëpërmjet transportit hekurudhor. Vargu i tyre arrinte në 37 kilometra dhe plumbat e tyre (nëse mund t’i quajmë kështu) peshonin 4.5 tonë. Pra, këto armë hekurudhore ishin më shumë sesa shkatërruese.
RPG-7
Versioni më i përhapur i tankeve. Ky mekanizëm mobil që qëllonte predha fitoi vendin e tretë për koston, lehtësinë e përdorimit dhe “shkathtësinë” e tij. Çuditërisht, ai u përdor edhe si armë kundërajrore për të goditur helikopterët në nisje ose në distancë.
Nëna e të gjitha bombave
MOAB-i famëkeq ose “Mother Of All Bombs” është një bombë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emri i së cilës sinjifikon reputacionin e të qenët në mesin e bombave më të fuqishme të ndërtuara ndonjëherë. Shkatërrueshmëria e saj nuk bazohet vetëm te shpërthimi fillestar, por edhe te vala gjigante e përhapjes, e cila është në gjende të shfarosë një fshat ose bunkerë të tërë.
Babai i të gjitha bombave
FOAB, e përcaktuar si babai i të gjithë bombave (Father of All Bombs) mund të konsiderohet si homolog i bombës së mësipërme, por me origjinë ruse. Në këtë rast, kemi të bëjmë me një bombë termobarike me rënie të lirë. Forcat e armatosura ruse konfirmojnë se ka një fuqi katër herë më të madhe sesa MOAB-a amerikan dhe për këtë arsye konsiderohet arma më e fuqishme jo bërthamore në botë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës
E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës
Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave
Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë
E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'