LAJMI I FUNDIT:

Rigjykohet serbi që mbyti një qytetar të Maqedonisë në Ohër, më 2016

Rigjykohet serbi që mbyti një qytetar të Maqedonisë në Ohër, më 2016

Gjykata themelore e Ohrit e ka shfuqizuar paraburgimin për Bojan Ugrenoviq (30), nga Kraljeva e Serbisë, i akuzuar për mbytjen e Dimitar Matillovski (27), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti ka ndodhur në natën e vitit të ri në Ohër, më 2016. Procesi gjyqësor nuk ka përfunduar ende, kurse akuza për veprën penale ndaj Ugrenoviq parasheh burg prej më së paku pesë viteve.

Megjithatë, Gjykata ka caktuar masa kujdesi për të akuzuarin, pra të mos e lëshojë territorin e Maqedonisë, i është marrë dokumentacioni i udhëtimit dhe se duhet të paraqitet para organeve përgjegjëse.


Deri te ky zhvillim ka ardhur pasi që Gjykata e Apelit në Manastir, e ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës themelore të Ohrit, për dënim prej 16 viteve për shtetasin serb.

Në seancën e 25 korrikut, Ugrenoviq ndërroi deklaratën e tij të mëparshme, kur e pranoi fajësinë dhe shprehu keqardhjen e thellë. Tani ai është shprehur se është i pafajshëm. Procesi gjyqësorë do të vazhdojë në shtator./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Kalo në kategori