Klinika e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vetëm dy kardiokirurg. Përkundër mungesës së madhe të resurseve njerëzore në këtë klinikë, ky shërbim po funksionon 24 orë në ditë. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kryer 75 operacione në zemër.
Zyrtari për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu i tha Radios Evropa e Lirë se përkundër operacioneve të kryera brenda kësaj klinike, lista e pritjes vazhdon të jetë e gjatë, për shkak të mungesës së resurseve humane.
“Në shërbimin e kardiokirurgjisë në këtë gjashtëmujor janë kryer 75 operacione, përderisa në total numri i operacioneve deri tani në këtë shërbim ka arritur në 215”.
“Nga statistikat e deritanishme, vërehet shtim i dukshëm i vëllimit të punës në këtë shërbim, ngase në vitin 2015, ishin kryer vetëm 28 operacione. Më 2016, tërë vitin 112 sosh, përderisa vetëm në këtë gjashtëmujor, siç u theksua më lartë, janë kryer 75 operacione”, tha Fazliu.
Kjo klinikë, nga tetori i vitit 2015 është funksionalizuar në tërësi, pas shumë problemeve që e kanë përcjellë deri në kompletimin e klinikës dhe stafit.
Në Ministrinë e Shëndetësisë (në Qeverinë në largim të Kosovës), thonë se operacionet në zemër që janë kryer prej funksionalizimit të kësaj klinike, buxhetit të shtetit ia kanë kursyer mbi 5 milionë euro.
Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në këtë ministri thotë se problemet fillestare kanë qenë rreth kompletimit të stafit, pasi që pagat dhe kushtet që ofron QKUK-ja, nuk kanë qenë të pranueshme nga kardiokirurgët që të punojnë aty.
“Por më pas, dy prej tyre kanë pranuar, dhe tashmë kjo klinikë po funksionon. Ata për një kohë të shkurtër kanë kryer 215 operacione dhe nëse kthehen në të holla që pacientët do të kryenin këto shërbime jashtë vendit, shtetit do t’i kushtonte mbi 5 milionë euro”, thekson Hoti.
Në anën tjetër, zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu tha se buxheti për Klinikën e Kardiokirurgjisë është i mangët, meqë shërbimet për kryerjen e operacioneve në zemër, janë të kushtueshme.
“Ka listë të pritjes të rasteve jo emergjente, por nevojitet të rritet furnizimi me barna dhe material shpenzues për këtë klinikë, pasi që buxheti kufizon mundësit për kryerjen e një numri të caktuar të operacioneve në kuadër të këtij shërbimi”, tha Fazliu.
Zyrtarë shëndetësorë thonë se nga tetori i vitit 2015, kur edhe ka filluar punën intensive Klinika e Kardiokirurgjisë, kanë përfituar edhe specializantët, të cilët kanë pasur mundësi të edukohen brenda institucionit dhe duke qenë nga afër pjesë e këtij shërbimi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës