Nuk është i verdhë, por i bardhë – ai na bën të teshtijmë: Këto dhe kuriozitete të tjera që nuk i dini për diellin!
Dielli, sigurisht ka ekzistuar që para lindjes së njerëzimit e do të jetë ende kur ne të mos ekzistojmë. Por sa do të arrijmë ta njohim përpara se kjo të ndodhë? Ende sot e kësaj dite shumë nga aspektet e tij janë të panjohura, ndërsa ato pak të njohura janë vërtet të habitshme.
E shohim pothuajse çdo ditë, por sa dini për diellin? Padyshim që pjesa më e madhe e juaja di një ose dy gjëra.
Për shembull, ai mendoni ju, është shumë i madh dhe ngjyrë portokalli, por kjo është e gabuar, dielli nuk është portokalli dhe as i verdhë.
Ju duhet të vazhdoni të lexoni më poshtë për të zbuluar disa nga faktet e pamenduara më parë rreth diellit që do t’ju lejojnë ta shihni me një “sy ndryshe”!
Nuk është gjëja më e shndritshme në Tokë
Ky rekord i përket hotelit “Luxor” në Las Vegas, i cili çdo natë ndez një “rreze qielli” (një lloj fari) të përbërë nga 39 llamba me një kapacitet 7000 vat secila. Kjo gjë mund të shihet madje që nga hapësira dhe pilotët e përdorin në disa raste si pikë referimi gjatë fluturimeve.
Konsiderohej një Zot ose një monstër
Shumë nga shoqëritë antike e identifikonin diellin si një Zot ose një monstër. Mjafton të sillni në mendje Ra-në, Zotin e diellit për egjiptianët e vjetër. Ndërkohë, sipas një legjende të huaj, thuhej se dielli ishte një monstër me tre sy dhe katër krahë, i cili u la nga nusja e tij për shkak të shkëlqimit të dikurshëm!
Ka krijuar revolucionet më të mëdha njerëzore
Shumë shkencëtarë kanë hedhur hipotezën se drita e diellit ka ndikuar në sjelljet njerëzore, duke i shtyrë ata drejt revolucionit. Ndoshta nuk është e rastësishme që revolucioni amerikan, ai francez së bashku me atë rus ndodhën të gjithë gjatë periudhës së aktivitetit më të madh diellor.
Nuk është i verdhë
Edhe pse në pjesën më të madhe të fotove duket portokalli ose i verdhë, dielli në të vërtetë është i bardhë. Ai duket me ngjyra të ndryshme për shkak të atmosferës sonë, e cila i përhap rrezet e diellit duke i ndryshuar atyre ngjyrë.
Ka efekt mbi detin
Edhe pse dihet se detet influencohen nga Hëna, ajo që shumë nuk e dinë është se edhe dielli kontribuon në këtë fenomen. Megjithatë, forca e baticës së diellit është e barabartë me atë të 46% të hënës. Kjo për shkak të distancës shumë më të madhe mes diellit dhe tokës në krahasim me hënën.
Dielli na bën më të lumtur!
Pavarësisht se ndenja poshtë diellit ka edhe efekte negative, është shkencërisht e provuar se drita e diellit na bën më të lumtur duke qenë se vepron mbi prodhimin e disa hormoneve si serotonina. Mes efekteve të tjera pozitive, drita e diellit prodhon vitaminën D, tonifikon dhe stimulon metabolizmin qelizor dhe forcon sistemin tonë imunitar.
Është një nga burimet energjetike më të fuqishme të sistemit tonë diellor
Mjafton të themi se 30 ditë rrezatim diellor është i barabartë me rreth të gjitha energjitë e përdorura nga njeriu që nga fillimi i qytetërimit. Ose akoma më tepër, që çdo sekondë diell emeton të njëjtën sasi energjie sa 10 bilionë bomba nukleare.
Dielli na bën të teshtijmë
Rreth 25% e individëve teshtijnë sa herë që ekspozohen nga një burim i fortë drite, pra më së shumti në diell. Është një sindromë e njohur me emrin ACHOO që transmetohet në mënyrë gjenetike. Ajo paraqet një problem serioz për pilotët e avionëve!
Mund të na shkatërrojë shumë shpejt
Supozohet se nëse drita e diellit do të mund të vinte në mënyrë direkte në tokë, brenda tri minutave korja e saj do të shkrihej komplet dhe shumë shpejt ajo mund të bëhet sa një top futbolli. /TO/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë
Përmbyset kamioni me mijëra kanaçe në rrugën e Arizonës
Trendi i "shkallëve të vdekjes" pushton internetin
E ktheu hapësirën boshe mbi shkallë në zyrë, njerëzit mahniten nga ndryshimi
A mund ta gjeni fjalën e shkruar gabimisht në këtë lojë truri befasuese në 20 sekonda?
Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje