LAJMI I FUNDIT:

Kosova dëshiron të na bëjë krenar, kërkon mbështetje të madhe kundër Maqedonisë më 2 gusht

Kosova dëshiron të na bëjë krenar, kërkon mbështetje të madhe kundër Maqedonisë më 2 gusht

Në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet evropiane për Kampionatin Botëror “Kina 2019”, Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka të ndalur me fitore.

Pas fitores ndaj Sllovakisë me rezultat 69 – 61, Kosova mposhti edhe Shqipërinë me rezultat 90 – 72, duke dëshmuar edhe njëherë pasionin e këtij ekipi për fitore, por mbi të gjitha për përpjekjet e tyre për të na bërë krenar.


Kosova bën gara në Grupin C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” së bashku me Maqedoninë dhe Estoninë, ndeshje këto që do të fillojnë më 2 dhe do të përfundojnë më 19 gusht 2017.

Ndeshjen e parë Përfaqësuesja jonë do ta luaj si nikoqire me 2 gusht kundër Maqedonisë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Që tifozët t’i shijojnë fitoret, edhe duhet dhënë vullnet ekipit. Andaj sot më shumë se kurrë Përfaqësuesja e Kosovës ka nevojë për përkrahjen që pasionin e tyre për basketbollin, fitoren t’i përçojmë deri në Kinë.

Vetëm paramendoni flamurin e Kosovës që valëvitet në mes të Kinës, dhe paraqitjen e ekipit kosovar. Ndjenjat dhe emocionet do të ishin të papërshkrueshme.

Andaj, sot më shumë se kurrë ekipi ka nevojë për përkrahjen tonë.

Me 2 Gusht, duke filluar nga ora 20:15, të mblidhemi të gjithë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe të tregojmë së pari dashurinë për basketbollin, pastaj përkrahjen, e mbi të gjitha kulturën e tifozerisë më të flaktë.

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori