LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bajrami shpërbleu nxënësit fitues të “Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës”

Ministri Bajrami shpërbleu nxënësit fitues të “Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka pritur nxënësit pjesëmarrës në  “Olimpiadën  Ndërkombëtare të Matematikës” e cila u mbajt në Brazil gjatë këtij muaji, me ç’ rast ndau shpërblime dhe mirënjohje për nxënësit fitues dhe pjesëmarrës të kësaj gare diturie.

Ministri Bajrami, pasi ka uruar nxënësit pjesëmarrës dhe Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në Olimpiadë, ka vlerësuar lartë rezultatet e treguara të pjesëmarrësve dhe përkushtimin e tyre për tu kthyer me medalje nga kjo garë.

Ministri Bajrami theksoi se pjesëmarrësit e Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës janë kthyer me rezultate të lakmueshme, duke përfshirë edhe medaljen  e bronztë, në mesin e një konkurrence të më shumë se 100 shteteve.


“Ky rezultat tregon që ne kemi nxënës inteligjent dhe tregon se nuk është e pamundur që të ndërtohet një sistem cilësor i arsimit, në mënyrë që nxënësit tanë të jenë plotësisht të barabartë me nxënësit e botës. Kemi pritur nxënësit dhe MASHT ka ndarë çmime për ta, duke filluar me 1000 euro për fituesin e medaljes së bronztë dhe çmime të tjera”, është shprehur ministri Bajrami.

Ndër të tjera, Ministri ka bërë të ditur se MASHT do të ndajë edhe bursa shtetërore për këta nxënës, ndërkaq ka falënderuar Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës  dhe Institutin ATOM, të cilët kanë punuar me ekipin e nxënësve.

Nxënësi Shend Zhejiqi, nxënës i Gjimnazit Matematikor të Prishtinës, fitues i Medaljes së Bronztë në këtë Olimpiadë u shpërblye me 1000 euro, nxënësit Ardita Berisha dhe Viktor Ahmeti u shpërblyen me nga 500 euro, kurse nxënësit Alban Elezi dhe Flutura Shabani me nga 300 euro. Nxënësit, po ashtu u shpërblyen edhe me nga një Giftkardë, në vlerë prej 99 euro, me të cilën mund të pajisen me titujt të ndryshëm, në njërën nga libraritë e kryeqytetit.

Ministri gjithashtu ndau mirënjohje edhe për kryetarin e Shoqatës së Matematikanëve, Muhim Lohaj, si dhe Valmir Krasniqi nga Instituti ATOM, i cili ishte trajner i këtyre nxënësve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori