LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Vetëm një Kosovë multietnike është garanci për të ardhmen evropiane

Thaçi: Vetëm një Kosovë multietnike është garanci për të ardhmen evropiane

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbledhur sot Këshillin konsultativ për Komunitete me të cilët ka diskutuar për shqetësimet e përfaqësuesve të komuniteteve në Kosovë.

Thaçi tha se si president i vendit do të adresojë çdo shqetësim që kanë komunitetet në Kosovë.

Sipas Thaçit Kosova është e të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike.


“Jemi shtet për të promovuar të drejtat e komuniteteve jo shumicë. Dëshiroj një Kosovë ku të gjithë ndihen të barabartë dhe jetojnë me dinjitet. Vetëm një Kosovë multietnike mund të jetë  garancë për të ardhmen evropiane të saj”, tha presidenti Thaçi.

Kryesuesi i Këshillit për Komunitete, Gazmend Salijeviq tha se ky Këshill është prej mekanizmave kyç që iu mundëson komuniteteve të gjejnë zgjidhje të problemeve me të cilat komunitetet ballafaqohen.

Salijeviq tha se nuk kanë pasur përkrahje nga disa ministri.

“Dëshiroj t’i them Qeverisë së ardhshme se vetëm me dialog mund t’i zgjidhim problemet dhe jo t’i vendosim ato nën tepih. Askush s’mundet me gomë t’i fshij problemet e boshnjakëve, ashkalive dhe serbëve, atë duhet ta bëjmë ne. Ne si Këshill funksionojmë më buxhet të vogël në krahasim me disa agjenci që kane buxhet enorm ndërsa kemi përkrahje të sinqertë nga presidenti dhe komuniteti ndërkombëtar”, tha Salijeviq. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori