Trupi gjykues i Gjykatës Supreme të Kosovës me shumicë të gjyqtarëve të EULEX-it më 10 maj 2017 vendosi që të tri ankesat e parashtruara nga Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe Jahir Demaku ishin të pranueshme.
Në njoftimin për media thuhet se në aktgjykimet e saj të datës 10 maj 2017 dhe 3 korrik 2017, Gjykata Supreme e kishte shpallur të palejueshme kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga avokati mbrojtës i Sylejman Selimit kundër të njëjtit aktgjykim të Gjykatës së Apelit, sepse aktgjykimi i lartpërmendur i Gjykatës së Apelit nuk është përfundimtar përpara se të vendoset për ankesat në shkallë të tretë (kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë lejohen vetëm kundër vendimeve përfundimtare).
“Në lidhje me ankesat në shkallë të tretë, trupi gjykues e liroi Sami Lushtakun nga të gjitha pikat e akuzës; kjo ishte arsyeja që masa e paraburgimit kundër tij ishte ndërprerë disa javë më parë. Dënimi i Sylejman Selimit ishte ndryshuar sepse ai ishte liruar për pikën IX lidhur me përgjegjësinë komanduese mbi qendrën e ndalimit në Likoc. Megjithatë, dënimi i shqiptuar nga Gjykata e Apelit në lidhje me pikën IV (rrahja e një personi të paidentifikuar nga rajoni i Shipolit) ishte vërtetuar përkitazi me Sylejman Selimin dhe Jahir Demakun. Rrjedhimisht, Sylejman Selimit i ishte shqiptuar dënimi i ndryshuar prej 8 (tetë) vjet, ndërsa ishte vërtetuar dënimi i mëparshëm i të pandehurit Jahir Demaku prej 5 (pesë) vjet burgim”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se trupi gjykues nuk ka gjetur prova të mjaftueshme që e provojnë përtej dyshimit të bazuar përgjegjësinë komanduese të Sami Lushatkut dhe Sylejman Selimit mbi qendrën e ndalimit në Likoc. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles