LAJMI I FUNDIT:

Pushime falas për një kategori fëmijësh nga Kumanova

Pushime falas për një kategori fëmijësh nga Kumanova

Pushim falas në pushimoren ‘Majski Cvet’ në Strugë kanë shkuar 96 fëmijë në Strugë nga Komuna e Kumanovës, Likovës dhe Nagariçanit të Vjetër, informoi sot Qendra Ndërkomunale për punë sociale në Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është në kuadër të projektit falas për fëmijë të cilët janë shfrytëzues të sistemit për mbrojtje sociale.

‘Të gjithë fëmijët ndjehen mirë, shoqërohen, argëtohen, zbaviten dhe shfrytëzojnë begatitë e diellit të nxehtë dhe bukuritë e Liqenit të Ohrit’, deklaron Drejtoresha e Qendrës për punë sociale, Aleksandra Arsovska.


Ajo shpjegoi se nga numri i përgjithshëm, 25 janë me nevoja të veçanta të cilët në udhëtim kanë shkuar në shoqërim të prindërve apo kujdestarit, njofton AIM.

Projekti përfshin fëmijët pa prindër dhe përkujdesje prindërore, fëmijë me nevoja të veçanta, fëmijë të familjes të cilët janë materialisht të pasiguruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori