LAJMI I FUNDIT:

I dërguari amerikan e vizitoi pjesën lindore të Ukrainës

I dërguari amerikan e vizitoi pjesën lindore të Ukrainës

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, Kurt Volker, e ka vizituar sot pjesën lindore të këtij vendi të përfshirë nga lufta, vetëm disa javë pas emërimit të tij nga Shtëpia e Bardhë, për konfliktin ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Në një video të transmetuar sot nga autoritetet e Ukrainës, Volker shihet duke arritur me helikopter në pjesën lindore të këtij vendi dhe duke biseduar me zyrtarët ushtarakë.


Kurt Volker, ish-ambasador amerikan në NATO, më herët këtë muaj ishte caktuar si përfaqësues special i Uashingtonit për negociatat për përfundimin e konfliktit, nga i cili prej muajit prill të vitit 2014, janë vrarë më se 10 mijë njerëz.

Departamenti amerikan i Shtetit pardje ka njoftuar për vizitën e tij në pjesën lindore të Ukrainës, me ç’rast theksoi se Volker do të “takohej me ata që janë prekur nga agresioni rus” dhe do të “diksutoj për rëndësinë e sigurisë për të gjithë ukrainasit”.
Pritet që ai nesër të takohet me zyrtarët e lartë ukrainas në Kiev për të “diskutuar për rrugën kah ripëtritja e sovranitetit territorial dhe integritetit të Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të shtetit. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori