Ministria e Brendshme akoma nuk është njoftuar zyrtarisht për hetimet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për kopshtet ilegale në nivel republikan. Konkretisht për kopshtin Belta në lagjen Gazi Babë të Shkupit, hetimet janë akoma duke vazhduar. Inspektorët e Punës dhe Politikës Sociale kanë konstatuar se kopshti Bleta nuk figuron as në mesin e kopshteve publike dhe as të atyre private. Në bazë të informatave anonime, inspektorët për mbrojtjen e fëmijëve kanë zbuluar edhe lokacione të tjera ku praktikohet mësim-besimi.
”Inspektimet në terren të Inspektoratit për mbrojtjen e fëmijëve janë realizuar në tre lokacione. Masat u morën pas denoncimeve nga qytetarët anonim dhe ankesat e tyre se zhvillohen mësime nëpër objekte private të cilat nuk janë të regjistruara në ministri. Në dy objekte nuk u gjetën persona, përkatësisht objektet ishin të mbyllura, ndërsa në një prej tyre u gjetën fëmijë prej 6-11 vjeç në një të ashtuquajtur shkollë ku ligjërohej për religjionin islam dhe ritualet e islamit”, deklaroi Jordanka Nikollovska, Inspektore për të drejtat e fëmijëve.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se praktikat e mësim-besimit janë zbatuar në disa qytete në Maqedoni edhe atë nga religjione të ndryshme. Lidhur me aktualizimin e kopshtit Bleta, Alsat kërkoi edhe qëndrimin e prindërve të cilët dërgojnë fëmijët e tyre në këtë kopsht. Megjithatë ata refuzuan prononcimin, ndërsa përmes një letre drejtuar deri tek media të caktuara thonë se nga trajtimi i fëmijëve të tyre në kopshtin Bleta janë të kënaqur dhe se në këtë kopsht fëmijët i kanë dërguar vullnetarisht. Sipas tyre, kopshti në përgjithësi është edukativ ndërsa pjesa e ritualeve fetare është një përqindje e vogël e aktiviteteve që ata i mësojnë. Prindërit paralajmërojnë procedime penale ndaj keqpërdorimit të fotografive të fëmijëve të tyre nëpër rrjete sociale.
Referuar Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, funksionimi ilegal i kopshteve apo institucioneve të ngjashme ndëshkohet si vijon: Neni 228 i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve parashikon gjoba 500-1000 euro për persona fizik ose juridik nëse të njëjtit në institucione për edukimin e fëmijëve organizojnë aktivitete për ndikime politike apo fetare. Gjoba parashikohen edhe për personat përgjegjës dhe të punësuarit në të njëjtin institucion, përkatësisht kopsht për fëmijë. Sipas ligjit në fjalë, neni 216 paragrafi 2, Inspektorati ndaj personit fizik apo juridik mund të procedojë edhe padi penale për kundërvajtje ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë