Skandal në miqësoren e Kosovës dhe Shqipërisë në basketboll, fyerje raciste, konfrontime e gjithçka tjetër (Foto)
Miqësorja në mes të Shqipërisë dhe Kosovës në basketboll ka përfunduar në mënyrën më të keqe, për shkak të sjelljeve të Dardan Berishës dhe fjalosjes në mes të basketbollistëve të të dy shteteve
Kur duhej të ishte ndeshja model dhe “fair play” për opinionin sportiv, miqësorja në basketbollin e meshkujve mes Shqipërisë dhe Kosovës u mbyll në mënyrën më të turpshme të mundshme.
Mbrëmja e djeshme, në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” u përfshi në një skandal, ku për pak sa nuk degjeneroi në përplasje mes lojtarëve.
Shkak për këtë situatë aspak të denjë për ata pak dëshmitarë ishte basketbollisti i kombëtares kosovare, Dardan Berisha, i cili godet amerikanin e natyralizuar Majk Mohzer në një lojë pa top, shkruan Panorama Sport.
Ndërkombëtari Gilbert Hoxha akordon teknikë përjashtimi me qëllim për të evituar ndonjë episod tjetër të pakëndshëm në vazhdim. Por kjo bëri që Berisha të humbasë kontrollin e duke mos kursyer asgjë si fjalorin fyes, por edhe shkatërrimin e stolave e çfarëdo që i dilte përpara.
Këto sjellje vandalizmash, që nuk i shkojnë për shtat aspak një profesionisti si ky, nuk i shpëtojnë gjyqtarit Kasemi. I prerë, ai kërkon urgjent ndërhyrjen e rojeve të sigurisë për ta nxjerrë jashtë lojtarin.
Prezent është edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, i cili negocion për të mos e thelluar më tej skandalin. Ai i sinjalizon Kasemit se nuk është e nevojshme, por gjyqtari shumë profesionist nuk heq dorë.
“Jo, jo, duhet të dalë jashtë. Ju lutem, roje të sigurisë, nxirreni jashtë”, është urdhri i Kasemit.
Të pakët në numër ata i përgjigjen gjyqtarit dhe e shoqërojnë drejt dhomave të zhveshjeve. Ndërsa hyn brenda dhomave në shoqërinë e një pjesëtari të stafit teknik të Kosovës, Berisha rebelohet duke përplasur dyert, ndonëse nuk kanë shumë që janë inauguruar.
Sinjalizohet fundi i pjesës së parë. Titullari i kombëtares shqiptare, Franko Bushati, është i pari nga tanët që hyn në dhomat e zhveshjeve dhe i indinjuar shprehet se ‘të njëjtën gjë po bëjnë edhe sot si në miqësoret e fundit’.
Kjo dëgjohet nga një prej kosovarëve i ndodhur pas shpinës së tij dhe për pak sa nuk konfliktohen fizikisht. U desh ndërhyrja e rojeve të sigurisë, por edhe stafeve respektive që situata të mos degjeneronte në përplasje. Në këtë moment, ndërhyn edhe vetë trajneri Konstantinides duke kërkuar sqarime.
Dëshmitar për atë që ndodhi, sekretari Llazani urdhëron rojet e sigurisë që të boshatisin shkallët. Dhe tifozët një nga një lënë sallën sportive, vendim që has kundërshtinë edhe të atyre miq, por që për rojet e sigurisë nuk ka kompromis.
Në pritje të fillimit të pjesës së dytë, përfaqësues nga të dyja kombëtaret kërkojnë rishikimin e pamjeve. Ndryshe nga pjesa e parë, më pas mësohet se ndeshja vijoi normalisht. Përfundimisht, një fundjavë e errët, miqësore që në fakt nuk i shërbeu askujt përveçse la një njollë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t’u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
Ardhja e Ancelottit i befasoi lojtarët e Real Madridit, pasoi një ‘çmenduri’ e plotë në dhomën e zhveshjes
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën – “bishë” në transformim trupor
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak