Bartosz Dudek
Janë ditë dhe imazhe impresionuese dhe tronditëse njëkohësisht, që do të hynë në historinë e Polonisë. Nga njëra anë demonstruesit, që ndezin qirinj para ndërtesave të gjykatave në qytetet e tyre, sikur ta konsiderojnë të mbaruar shtetin ligjor. Ndërsa në selinë e gjykatës supreme ata kanë projektuar mbishkrimin: “Kjo është gjykata jonë”.
Deputetët e opozitës, që në seancën plenare ngrihen dhe këndojnë himin kombëtar “Polonia ende s’ka humbur” dhe në plenum thërrasin me zë të lartë “gjykata të pavarura!” Presidenti Andrzej Duda, që për herë të parë i bën thirrje për maturi partisë së vet dhe përkrahë opozitën.
Nga ana tjetër këto ditë do të mbeten në kujtesë si imazhe të shëmtuara: shefi nacional-konservator i partisë në pushtet, Jaroslaw Kaczynski, i cili në parlament turret jashtë të gjitha rregullave në pultin e referuesit dhe e shan opozitën si “vrasës të vëllait tim”, “grykës tradhëtarë” dhe “kopukë”.
Trazira dhe përleshje fizike, që nuk ka pasur ndonjëherë në hisorinë e re të parlamentit polak. Barriera dhe bllokime, që e kthejnë Sejm-in (parlamenti) në një fortifikatë.
Policia në gatishmëri alarmi. Tension pa fund. Urrejtje dhe përҁmim nga të gjitha anët. Një vend në gjendje alarmi.
Megjithatë këto imazhe bartin edhe diҁka ҁliruese në vetvete. Shumë zgjedhës të partisë së Kaczynski-t janë frikësuar: shpërthimi i indinjatës plot urrejtje nga kreu i partisë e kanë demaskuar pushtetmbajtësin faktik. Është afër mendsh dyshimi, se në theb ai synon të hakmerret. Përpunimi i një traume personale. Ky është përdorimi i mjeteve politike për të qetësuar ndjenjat e lënduara njerëzore. A ka nevojë seriozisht Kaczynski për gjykatat e nënshtruara, që të mund t’i ndëshkojë Donald Tusk dhe “kopukët” e tjerë, që i bën përgjegjës për vrasjen e vëllait të tij?
Dalja e shkurtër natën e Kaczynskit në Sejm mund të jetë fillimi i fundit të tij politik. Polakët që lirinë e tyre e kanë mbrojtur në shekullin e 20-të kundër fuqive totalitare nga jashtë, nuk do të lejojnë që kjo liri t’u hiqet atyre nga brenda. Distancimi prej politikës së qeverisë aktuale është vetëm një ҁështje kohe dhe kostosh.
Kostot mund të jenë të jashtëzakonshme. Nëse Komiioni i BE-së e zbaton kërcënimin duke aktivizuar nenin 7 të marrëveshjes së BE-së, dëmi i imazhit do të ishte i jashtëzakonshëm – edhe pse aleati i Kaczynskit, Viktor Orbàn, me veton e tij mund ta ndryshonte rrjedhën e votimit në Këshillin e BE-së. Me kosto të lartë do të ishte kryesisht procedura e shkeljes së marrëveshjes. Për këtë nuk vendosin qeveritë e vendeve anëtare të BE-së, por Komisioni i BE-së dhe Gjykata Europiane, që mund të vendosë edhe gjoba. Nëse kësaj i shtohet edhe shkurtimi i subvencioneve agrare – Kaczynski nuk do t’i mbijetonte dot më politikisht indinjatës së bujqve.
Por shëndeti dhe jeta e qytetarëve polakë janë të paҁmueshme. Në sfondin e stilit politik konfrontues dhe të pakompromis të Kaczynskit si dhe të atmosferës së mbushur me urrejtje në vend mjafton vetëm një shkëndijë dhe situata mund të përshkallëzohet. “Ç’të mbjellësh do të korrësh”, thuhet jo më kot në testamentin e vjetër. Polonia ka sakrifkuar mjaft për lirinë. Ajo e meriton që më në fund të jetojnë në liri dhe paqe të përhershme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?