LAJMI I FUNDIT:

BDI pret që përsëri t’i fitojë komunat që i menaxhon aktualisht

BDI pret që përsëri t’i fitojë komunat që i menaxhon aktualisht

Bashkimi Demokratik për Integrim është gati për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe pret që kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, t’i nënshkruajë më 6 gusht, siç njoftoi, që të mbahen më 15 tetor, ka thënë deputeti i BDI Rexhail Ismaili, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘BDI është e gatshme për zgjedhje, janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në parti për zgjedhjet e ardhshme që do të pasojnë në gjysmën e parë të tetorit’, ka theksuar Rexhaili.


Ai ka shtuar se ata japin mbështetje që të shpallen më 6 gusht dhe se presim kuadrot e BDI-së edhe pas zgjedhjeve lokale, përsëri do të menaxhojmë me ato komuna. /Telegrafi/