LAJMI I FUNDIT:

YouTube ‘pengon’ personat që kërkojnë video të ISIS

YouTube ‘pengon’ personat që kërkojnë video të ISIS
YouTube do të ri-orientojë personat të cilët kërkojnë “propagandë të dhunshme ekstremiste” dhe do t’ju ofrojë video të cilat e dënojnë terrorizmin.

Personat të cilët kërkojnë për terme specifike që lidhen me të ashtuquajturin Shteti Islamik, do të shohin video në të cilat “diskreditohet mitologjia e tyre”.

Nga YouTube kanë deklaruar që dëshirojnë të parandalojnë radikalizmin.


Ngarkimi i videove propaganduese të IS, veçse është në kundërshtim me termat dhe kushtet e kësaj kompanie.