LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse i kanë tre muaj, këto bebe arrijnë të qëndrojnë në këmbë – ajo çfarë bën ky trajner do t’iu lë pa fjalë (Video)

Edhe pse i kanë tre muaj, këto bebe arrijnë të qëndrojnë në këmbë – ajo çfarë bën ky trajner do t’iu lë pa fjalë (Video)

Edhe pse bebet normalisht nuk mund të qëndrojnë në këmbë para muajit të tetë, një terapeut dhe profesor i edukatës fizike Snori Manguson, po arrin që vogëlushët tre muajsh t’i rrit para kohe për pesë muaj.

“Prindërit në fillim janë skeptik. Por, ata habiten kur shohin se çfarë mund të bëjnë fëmijët e tyre”, ka deklaruar Manguson, transmeton Telegrafi.

Por, sipas tij e gjithë kjo arrihet me ushtrime dhe forcimin e boshtit kurrizor.


“Bebet ushtrojnë me prindërit e tyre gjatë një kurse 12 javorë”, ka shtuar ai.

Në duart e tij bebet qëndrojnë në këmbë pa kurrfarë problemi për disa sekonda, kështu sipas këtij eksperti qëndrimi i tyre në këmbë nuk u shkakton kurrfarë problemi në këmbë dhe nyje. /Telegrafi/