LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia planifikon integrimin e refugjatëve në shoqërin vendore

Maqedonia planifikon integrimin e refugjatëve në shoqërin vendore

Ministria për Punë dhe Politika Sociale (MPPS) do të përgatitë një strategji kombëtare për të integruar refugjatët në Maqedoni.

Strategjia parasheh arsimin, qasje të lehtësuar në punësim dhe mundësi për të siguruar banesë për familjet refugjate, e gjithë kjo për dhjetë vitet e ardhshme, njofton Telegrafi Maqedoni.


Deri tani, 20 familje refugjate kanë siguruar banesë, kurse shteti ka planifikuar që përmes ndërtimit të banesave të reja, ose rinovim të atyre të vjetrave që janë pronë shtetërore, ta zgjidhë çështjen e strehimit të tyre.

MPPS-ja sqaron për Tv Sitel se strategjia është një udhërëfyes jo i obligueshëm për cilëndo ministri ose institucion./Telegrafi/