LAJMI I FUNDIT:

SHA ELEM: Nuk kemi borxhe të fshehura e as të mbetura ndaj shtetit

SHA ELEM: Nuk kemi borxhe të fshehura e as të mbetura ndaj shtetit

SHA ELEM nuk ka borxhe të fshehura, e as të mbetura ndaj ekonomisë, përkatësisht ndaj subjekteve ekonomike me të cilat ka vendosur marrëdhënie afariste, porosisin nga kompania, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I dërguam të dhënat e kërkuara drejt Ministrisë së Financave me mesatare përfundimisht me 31 majin dhe do të donim të sqarojmë se bëhet fjalë për obligime rrjedhëse afatet e të cilave për pagesë në atë datë ende nuk kishin arritur, përkatësisht nuk është depërtuar valuta për pagesë. Në informatën dërguar Ministrisë është cekur qartë se bëhet fjalë për obligime rrjedhëse, e jo të mbetura sepse kompania nuk ka obligime të skaduara, ndërkaq të pashlyera ndaj subjekteve ekonomike. Të dhënat e cekura të cilat qëndrojnë në prezantim janë obligime rrjedhëse dhe janë në tërësi të shlyera gjatë periudhës së kaluar, saktësojnë nga SHA ELEM, duke i komentuar të dhënat për obligimet financiare të subjekteve shtetërore ndaj ekonomisë të prezantuara gjatë konferencës së djeshme për shtyp të Ministrisë së Financave dhe transmetuar në disa mediume.

Theksojnë se kompania është në kondicion të shkëlqyeshëm dhe të gjitha obligimet ndaj shtetit, ekonomisë dhe të punësuarve po servisohen rregullisht, njofton AIM.


“SHA ELEM në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2017 realizoi neto fitim i cili tejkalon 8 milionë euro dhe ka depozite në disa banka në shumë prej 20 milionë eurove. Duke pasur parasysh likuiditetin e kompanisë, para kohe është paguar kredia ndaj Bankës botërore në shumë prej 903.526 dollarëve. Njëkohësisht, do të donim të theksojmë se shoqata ka kërkesa të evidentuara nga persona juridik dhe fizik në shumë më të madhe se 100 milionë euro. Kompania në pajtim me planin e vet zhvillimor dhe financiar edhe në të ardhmen nuk do të lejojë vonim të pagesës ndaj subjekteve afariste me të cilat bashkëpunon dhe do të vazhdojë t’i servisojë obligimet rrjedhëse në pajtim me dinamikën e vendosur”, saktësojnë nga kompania. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Prishtina
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Lajme
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Lajme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Kalo në kategori