LAJMI I FUNDIT:

8 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, angazhohen 105 zjarrfikës

8 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, angazhohen 105 zjarrfikës

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë janë shënuar 8 vatra zjarri në Shkodër, Vlorë, Berat, Tiranë, dhe Gjirokastër dhe Fier.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 105 zjarrfikës me 11 automjete, 21 forca vullnetare si dhe helikopterë.

Qarku Shkodër
Vatrat e zjarrit në fshatin Lumzi dhe Lumbardhë në Fushë- Arrëz janë shuar. Shërbimi zjarrfikës, forca të pyjores, vullnetarë të mbështetur nga ajri dhe me helikopterë, pas disa orë punë kanë arritur të shuajnë flakët. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 5 ha me bredh, pishë dhe lis.


Qarku Tiranë
Në fshatin Beden, Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pemë frutore. Pas 3 orësh punë forcat zjarrfikëse ka arritur të shuajnë zjarrin plotësisht. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 22 ha me shkurre dhe ferra, 200 rrënjë ullinj dhe 40 pisha të reja.

Qarku Fier
Në fshatin Kuqar, Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra dhe ullinj. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke mos lejuar përhapjen e flakëve. Nga zjarri është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre dhe ferra, si dhe 200 rrënjë ullinj e 50 rrënjë dardha.

– Në Qafën e Lalarit, Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe ferra.

– Në fshatin Hamil, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Si pasojë u dogj një sipërfaqe 1.5 ha me shkurre dhe ferra dhe 100 rrënjë ullinj të rinj.

Qarku Vlorë
Në fshatin Dukat, Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse zjarri është izoluar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 1 dynym me shkurre e ferra.

Qarku Berat
Në fshatin Memias, Berat, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe me shkurre dhe ferra rreth 1.2 ha.

Qarku Gjirokastër
Në Vrisera, Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 2 dynym me shkurre dhe ferra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori