Kabineti qeveritar në largim ka miratuar sot vendimin që të shqyrtohen kërkesat për shpronësim për zonat kadastrale Hade dhe Shipitullë të Komunës së Obiliqit.
Kryeministri në largim Isa Mustafa, tha rregullimi i çështjes së shpronësimit është më shumë se emergjente. Ndërsa shtoi se problemet janë paraqitur edhe pse në atë zonë shtëpitë nuk janë të banuara.
“Kjo është më shumë se emergjente dhe mund të kemi problem me furnizim me energji elektrike për shkak të vonesave. Çështjet ligjore duhet të zgjidhen nga ata që merren me drejtësi”, tha ai.
Në mbledhjen e Qeverisë janë aprovuar edhe nismat për negocimin e marrëveshjeve me Kroacinë dhe Kuvajtin.
Ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti, tha se Qeveria e Kosovës dhe Kroacisë janë dakorduar për një marrëveshje për ndihmë reciproke në çështjet doganore. Ndërsa tha se Qeveria e Kosovës ka nënshkruar 8 marrëveshje me vende të të tjera. Më tej Hoti prezantoi nismën për negocimin me shtetin e Kuvajtit për shmangien tatimit të dyfishtë me ç’rast tha se me këtë marrëveshje, hidhen bazat e zhvillimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.
Siç tha ai, kjo marrëveshje synon eliminimin e dyfishtë në të ardhura dhe kapital në mes të shtetit të Kosovës dhe Kuvajtit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Shkenca e të Dhënave – Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
A don me mësu qysh me editu video?
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
Vip Card e Petrol Company, kartela më e kërkuar e besnikërisë
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
Bie çmimi i naftës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë