Deklarata e partive politike shqiptare po zbehet apo po e humb kuptimin nga vet nënshkruesit e saj, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike duke komentuar qëndrimet e partive ndaj kësaj deklarate dhe tryezat e thirrura nga drejtuesit e partive, të cilat, sipas analistëve, më shumë kanë për qëllim përfitimin e pikëve politike se sa zbatimin e saj, shkruan REL.
Një takim i ri është thirrur nga Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), që është pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët, është bojkotuar nga Lëvizja Besa, e cila këtë parti e quan si “satelit të BDI-së dhe përçarëse të interesit shqiptare”.
Nga Lëvizja Besa kanë thënë se takimet e tilla që parashihen edhe me deklaratën politike, nuk mund të mbahen pa u dhënë sqarime paraprake nga partitë në pushtet sepse në programin e Qeverisë nuk janë paraparë pikat e kësaj deklarate, para se gjithash miratimi i Ligjit për gjuhën shqipe, në 100 ditët e para të punës së Qeverisë.
Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ftesa e RDK-së, e cila thirret në emër të unifikimit, nuk ka logjik, në veçanti kur dihet se pikërisht kjo parti ishte ajo që dy ditë më parë prishi koalicionin me Aleancën për Shqiptarët.
“Deklarata e partive politike shqiptare dhe e ashtuquajtura tryezë e tyre po përdoret në favor të politikës ditore, e jo në drejtim të asaj që u promovua në opinion, e që kishte të bëjë me harmonizim të qëndrimeve të spektrit politik shqiptar. Nuk shoh se ka seriozitet edhe në këtë ftesë, por edhe në ftesat e kaluara, pasi gjithnjë këto ftesa bëhen për të sfiduar ndonjë parti politike, apo edhe për të diskredituar ndonjërën prej tyre nëse nuk do të merr pjesë”, thotë Neziri, duke shtuar e kjo bëhet me qëllim të përfitimit apo konsolidimit të radhëve të partive para zgjedhjeve lokale, që janë paraparë për në vjeshtë.
Por, një qasje e tillë sipas Nezirit po e devlavon gjithnjë e më shumë deklaratën e partive shqiptare, të arritur më lehtësimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, e që kishte shkaktuar reagime të shumta në opinionin maqedonas, duke e vlerësuar si rrënuese të shtetit të Maqedonisë. Neziri thotë se edhe gjatë aktit të nënshkrimit kjo deklaratë më shumë kishte qëllim politik se sa kombëtare.
“Kishte qëllim politik, shkaku i formimit të një shumice te kampi politik shqiptar që ajo shumicë do të përcaktonte e re, gjë që edhe ndodhi. Çdo përdorim apo keqpërdorim të asaj deklarate tani do të devalvojë gjithnjë e më shumë të njëjtën. Vlerësoj se edhe opinioni shqiptar e ka të qartë se gjithë ajo floskul e krijuar nga takimet e liderëve shqiptar nuk do të ketë efektin e pritshëm”, thotë Neziri.
Nga ana tjetër, analisti, Albert Musliu thotë se partitë shqiptare e kanë për obligim të kujdesen për zbatimin e pikave të deklaratës politike. Ai thotë se tentimet për të përfituar politikisht do të jenë të pashmangshme, por partitë nuk do të guxojnë të largohen nga obligimet e saj.
“Pavarësisht sjelljes së tyre, partitë politike nuk do të mund të devalvojnë brendinë e deklaratës. Për mua rëndësia e kësaj deklarate është se janë qartësuar disa çështje të cilat janë të paevitueshme dhe partitë nuk do të mund t’i injorojnë pasi në çdo cikël zgjedhor elektorati do të kërkoj llogari prej tyre për përmbushjen e obligimeve të cilat i kanë marrë lidhur me pikat apo përmbajtjen e deklaratës”, thotë Musliu.
Megjithatë, sipas tij, për realizimin e saj nevojitet vullnet edhe nga partitë maqedonase, dhe në këtë kuadër, roli kryesor i takon partive shqiptare që të arrijnë t’i bindin partnerët e tyre në zbatimin e këtij deklarate që nuk ka asgjë të kontestueshëm pasi pikat e saj, sipas Musliut, janë pjesë përbërëse edhe të programeve të partive politike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Viktimë e aksidentit të djeshëm në Çair është një grua 69 vjeçare
Aksident në segmentin e autostradës Veternik – Bresje, një i lënduar
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje