LAJMI I FUNDIT:

Aksident komunikacioni në magjistralen Ferizaj-Shkup (Foto)

Aksident komunikacioni në magjistralen Ferizaj-Shkup (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Ferizaj-Shkup.

Sipas fotografive të siguruara nga vendi i ngjarjes, për shkaqe ende të panjohura dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën, raporton Telegrafi.


Raportohet se në këtë aksident ka edhe të lënduar. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, e cila është duke hetuar shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/