LAJMI I FUNDIT:

Thaçi ua ka dërguar tashmë ftesat partive politike (Dokument)

Thaçi ua ka dërguar tashmë ftesat partive politike (Dokument)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tashmë ua ka dërguar ftesë partive politike për takimin konsultativ më datë 24 korrik.

Telegrafi ka arritur të siguroj ftesën dërguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Siç edhe thuhet në ftesën e bërë, takimi ka për qëllim diskutimin rreth mbajtjes së seancës së parë konstituive të Legjislacionit të VI, në Kuvendin e Kosovës.


Takimi do të mbahet në orën 10:00, përkatësisht në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

“Ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për caktimin e datës për mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me qëllim të konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, pa certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 11 qershor 2017. Takimi do të mbahet më 24 korrik 2017, nga ora 10.00 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, salla C – 301”, thuhet në ftesën e dërguar nga presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori