MM i kompensoi punonjësit e vet të cilët u goditën vitin e kaluar nga vërshimet në Shkup

Ministria e Mbrojtjes (MM) i pagoi mjetet për kompensim të të punësuarve në Ministri dhe Armatë të cilët ishin goditur nga vërshimet e mëdha të vitit të kaluar në Shkup dhe rrethinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në analizën e deritanishme të Ministrisë së Mbrojtjes, mes tjerash zbuluam edhe shkelje të Ligjit për shërbim në ARM, në pjesën e obligimeve të të punësuarve në Ministri dhe Armatë, në rast të fatkeqësive elementare. Bëhet fjalë për të punësuar në ARM dhe në MM të cilët ishin dëmtuar në vërshimet e vitit të kaluar në gusht të vitit 2016, ndërkaq të cilët në pajtim me Ligjin për shërbim në ARM, neni 188 dhe Marrëveshjes kolektive, neni 91, është dashur t’u paguhej kompensimi në të holla në vlerë prej një rroge mesatare, rreth 22.000 denarë, por mjetet nuk u janë paguar”, deklaroi sekretari shtetëror në MM, Dragan Nikoliq.
Me kërkesë të të punësuarve të dëmtuar në MM dhe ARM, shtoi. ishin bërë vendime për pagesë të këtyre kërkesave që në shtator të vitit 2016, por nuk u janë paguar edhe përkundër asaj që ndihma në të holla të dëmtuarve u është nevojitur menjëherë, në ditët e para pas fatkeqësisë, përkatësisht vërshimeve.
“Për këtë problem u bë fjalë edhe në takimin e paradokohshmes të ministres Shekerinska me përfaqësuesit e sindikatave në Armatë dhe në mbrojtje. Në Ministri kryem revizion të të gjitha vendimeve për pagesë të këtyre kërkesave dhe këtyre obligimeve dhe e konstatuam të drejtën e të punësuarve për këto mjete. Ministria e Mbrojtjes i siguroi mjetet për kompensim të të punësuarve dhe mund të kumtojë se sot tashmë u janë paguar ato mjete, paratë janë transferuar në llogaritë e tyre”, potencoi Nikoliq, njofton AIM.
Paratë për kompensim, shtoi. janë siguruar nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Gastroenterologu në Gjilan i largon nga stomaku baterinë e telekomandës 2-vjeçarit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja