LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet themelimi i Organizatës Kombëtare të Turizmit

Kërkohet themelimi i Organizatës Kombëtare të Turizmit

Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D), ka mbajtur diskutimin me gazetarë cilët raportojnë për çështje ekonomike. Gjatë këtij diskutimi u prezantua punimi i lansuar “Zhvillimin i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas”.

Sipas organizatorëve diskutimi ka për qëllim që të sensibilizojë publikun e gjerë rreth rëndësisë së zhvillimit të turizmit si një prej fushave me rëndësi vitale për shtetin. Pjesëmarrësit konstatuan se publiku i gjerë dhe disa sektorë të shoqërisë, duke përfshirë sektorin privat nuk janë mjaftueshëm të inkurajuar të marrin pjesë në konsultimet mbi turizmin. Por as nuk janë të mirë-informuar nga përfitimet që do të kenë nëse përfshihen më shumë në planifikim të aktiviteteve dhe zbatimit e tyre, bashkë me institucionet relevante.

Hartuesi i raportit, Isuf Zejna prezantoi të gjeturat e raportit “Zhvillimin i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas” ku tha se në Kosovë ndikimi i turizmit është shumë i vogël përderisa në aspektin global ka një rëndësi shumë të madhe në GDP-në e vendeve.


“Ajo çka kemi gjetur është se investimet janë shumë të vogla në Kosovë edhe nuk kemi një kornizë të mirë institucionale. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme , ka vetëm një divizion për turizëm i cili përbëhet nga tre punëtor dhe kjo është e pamjaftueshme për ta menaxhuar një industri kaq të madhe dhe në rritje globalisht. Në mesataren evropiane dhe globale ndikimi i turizmit direkt në GTP –në e vendit është 3.3 për qind ndërsa në Kosovë kjo sillet rreth 1 për qindëshit e që i bie që kemi një ndikim shumë të vogël të ndikimit të turizmit në Ekonominë e vendit”, tha ai.

Zejna ka thënë se Kosova ka potencial për ta rritur numrin e turistëve por në anën tjetër ka mungesë të veprimeve institucionale për ta zhvilluar këtë sektor në Kosovë. Për këtë ai thotë se kanë rekomanduar themelimin e Organizatës Kombëtare të Turizmit.

“Ne kemi rekomanduar që të themelohet një Organizatë Kombëtare e Turizmit në të cilën përfshihen, sektori privat, universitetet, shoqëria civile si dhe të gjitha ministritë të cilat kanë një rol në fushën e turizmit. Për shembull , Ministria e Ambientit dhe Ministria e Kulturës që janë dy ministri shumë të rëndësishme në këtë fushë edhe aktualisht nuk ka ndonjë përfshirje të këtyre ministrive në vendimmarrje sa i përket turizmit, ato funksionojnë si të ndara, nuk ka koordinim ndërinstitucional. Kemi kërkuar një organizatë kombëtare në të cilën mblidhen të gjithë aktorët të cilët duhet të konsultohen dhe i marrin vendimet në formë të përbashkët”, theksoi ai.

Ky aktivitet realizohet me përkrahje nga programi Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC) dhe implementohet nga Swisscontact, Instituti Riinvest dhe PEM Consult. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori