LAJMI I FUNDIT:

CIVIL: Të shtënat nëpër dasma janë primitive, të rrezikshme dhe joligjore!

CIVIL: Të shtënat nëpër dasma janë primitive, të rrezikshme dhe joligjore!
Foto: Ilustrim

Në Maqedoni çdo vit ka incidente me të krisurat nëpër dasma. Para dy ditëve, në Gostivar është lënduar një burr me një plumb qorr i cili vinte nga dasma e fqinjëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për këtë, ka reaguar CIVIL duke apeluar që qytetarët të mos festojnë me armë zjarri.

”Apelojmë deri te nikoqirët dhe organizatorët e ahengjeve familjare të bëjnë ndrrimin e revoleve dhe plumbave me mënyra ligjore, siç janë fishekzjarret edhe atë të drejtuara nga personeli i kualifikuar. Të shtënat festive janë të ndaluara me ligj dhe janë pjesë e traditave që u takojnë shekujve të kaluara kur njerëzit nuk kanë pasur telefona dhe mjete tjera komunikimi. Kjo është primitive, e rrezikshme dhe joligjore”, thuhet në kumtesën e Civilit.


”Civili vazhdimisht e alarmon opinionin dhe institucionet për tema lidhur me kontrollin e armëve në 17 vitet e fundit dhe zbaton fushatë për forcimin e vetëdijes publike për tekalimin e kultit ndaj armëve dhe dhunës në vend.”

”Civili pretendon se është koha e fundit që të gjitha palët e prekura në domenin e shoqërisë, institucioneve dhe qeverisë, të ndërmarrin hapa serioze për tejkalimin e kultit ndaj armëve dhe problemeve tjera lidhur me armët. Kontrolli i armëve nuk është vetëm detyrë e policisë, por është edhe pjesë e masave afatgjate për trajtimin me kultin ndaj armëve.”

”Për çdo vit, Civili del me një varg rekomandimesh për kontrollin e armëve. Qeveria e Gruevskit ishte e shurdhër ndaj rekomandimeve të Civilit gjatë viteve të kaluara, dhe i ndërpreu projektet për parandalimin dhe reformat në polici, një pjesë nga të cilat ishin të kushtuara këtyre temave. Shpresojmë se Qeveria e re do të jetë e hapur ndaj ekspertizave dhe rekomandimeve të Civilit.” shkruan kumtesa e kësaj organizate. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Politikë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Lajme
Kalo në kategori